44 Pameta mbretëria e Qiellvet gjan me një hazine të fshehurë nd’arë, që si e gjen njeriu, e fsheh, e nga gëzimi i tij vete, e sa ka i shet të gjitha, e blen atë arë.
E cilido që la shtëpira, a vëllazër, a motra, a baba, a mëmë, a djelm, a ara, për ëmër tim, njëqind për një do të marrë, edhe jetë të pasosurë do të klironomisjë.
Fjal’ e Krishtit le të rrijë mbë juvet me të plotë, mbë çdofarë sofie, tuke dhidhaksurë e tuke dhënë nasihat njeri-jetërit, me anë të psallmovet, e të imnovet, e të këngëvet të Shpirtit, tuke kënduarë për efharisti të Zotit mbë zëmra tuaj.
Sepse pësuatë bashkë me mua ndë hapset’ e mia, e duruatë pa helm të rrëmbierit’ e plaçkavet suaj; sepse e diji që kini të pasurë më të mirë ndë Qiell të vetëhesë suaj, e të patundurë.
Të ap tij nasihat që të bleç nga meje ar të shkuarë e të dhoqimasurë nga zjari, që të bëneç i pasurë, edhe rroba të bardha, që të visheç, që të mos të duketë turpi i së shveshurit sate, e liej me alifí sit’ e tua, që të shohç.