Biblia Todo Logo
Bìoball air-loidhne

- Sanasan -




Mattheo 13:38 - Dhjata e Re 1827

38 Edhe ara është këjo jetë, e far’ e mirë, janë të bijt’ e mbretërisë, e egjëratë janë të bijtë e së paudhit.

Faic an caibideil Dèan lethbhreac




Mattheo 13:38
27 Iomraidhean Croise  

Te cilido që digjon fjalën’ e mbretërisë, e nuk’ e vë ndë mënd, vjen djalli, e rrëmben atë që u mbuall ndë zëmërë të tij, këjo ësht’ ajo që u mbuall mbanë udhësë.


E do të dhidhaksetë kij Ungjill i mbretërisë mbë gjithë dhe që janë njerëz, për martiri ndë gjithë milete, e ahiere do të vijë të sosurit’ e jetësë.


Po le të jetë fjala juaj, vërtet, vërtet, a jo, jo. Sepse e tepër’ e këturevet është e së paudhit.


E të bijtë e mbretërisë do të vihenë ndë skotadh t’erëtë. Atje është të qarëtë, edhe të dredhurët’ e dhëmbëvet.


E të dhidhaksej nd’ëmër të tij metani e të ndëjierë të fajevet ndë gjithë filira, e do të nisni juvet nga Ierusalimi.


Vërtet, vërtet u thom juvet, ndë mos raftë mbë dhe koqia e grurit e të vdesë, ajo vetëmë mbetetë; ma ndë vdektë bën shumë koqe.


Juvet kini për baba djallinë, e doi të bëni ato që dëshëron babai juaj. Ai ish që vrau njerinë që herën’ e parë. E ndë të vërtetë nukë qëndroi, sepse s’ësht’ e vërtetë nde ai. Kur flet gënjeshtrënë, flet atë që gjan atij, sepse është gënjeshtjar, edhe babai i gënjeshtrësë.


I tha: O ti që je plot nga çdo gënjeshtrë e nga çdo të rreme, i biri i djallit, armiku i çdo së drejtësë, ti nukë mërcen tuke prishurë udhët’ e Zotit të drejtatë.


Ma thom unë: Mos nukë digjuanë? Vërtet mbë gjithë dhe u përhap zëri i ture, e fjalët’ e ture ngjera mb’anë të dheut.


E ndashti pa u zbulua e u njoh mbë gjithë fili me anë të kartëravet së profitëvet, sikundrë qe urdhëria e Perndisë së pasosurë për të gjegjurë navet ndë besë.


E ndë jemi djelm, jemi edhe pjesëtarë, pjesëtarë të Perndisë, e pjesëtarë bashkë me Krishtinë. Po nd’është që besojëmë me të bashkë, që edhe të lëvdonemi me të bashkë.


Atij që erdhi ndër juvet, sikundr’ erdhi ndë gjithë botë, e bën pemmë e rritetë, si edhe ndër juvet, që mb’atë ditë që digjuatë, e njohtë dhurëtin’ e Perndisë me të vërtetë.


Sepse ai me thelimë të tij na polli nevet, për fjalë të së vërtetësë, që të jemi nevet ëndë e punëravet së bëra të tij.


Digjoni, o vëllazërit’ e mi të dashuritë, nukë ka cgjedhurë Perndia të varfërit’ e kësaj jetet, të pasurë ndë besë e klironomë të mbretërisë që ka taksurë ature që e duanë atë?


Sepse jini lerë për së ditit jo nga farë e prishurë, po të paprishurë me anë të fjalësë Perndisë mbetetë gjallë, e që ndë gjithë jetë.


Të dashurë, ndashti jemi djelm të Perndisë, po edhe nuk’ është çfaqurë ajo që do të jemi, e e dimë që kur të çfaqetë, do të shëmbëllejëmë mbë të, sepse do të shohëmë atë sikundr’ është.


E paçë një tjetër Ëngjëll, që fluturon ndëpërmes të qiellit, që kish ungjill’ e pasosurë, për të vangjelisurë ata që rrijnë mbi dhe, edhe çdo milet, edhe çdo fili, e gjuhë, e llao.


Lean sinn:

Sanasan


Sanasan