23 E ajo që u mbuall ndë dhe të mirë, ësht’ ai që digjon fjalënë, edhe e vënë ndë mënd; atij dha i prokops fara, e bën një njëqind, e një gjashtëdhjetë, e një tridhjetë.
Juvet nukë më zgjuadhtë mua, po un’ u kam zgjedhurë juvet, e u vura juvet që të viji e të bëni pemmë, e pemma juaj të jet’ e duruaçme; e andaj çdo gjë që të kërkoni nga babai mbë ëmër tim, do t’ua apë juvet.
E një grua që quhej Lidhi nga qutet’ i Thiatiret që shit porfire, e frikuarë e Perndisë, rrij e digjon. Kësaj i hapi zëmërënë Zoti të mbaj vesh mb’ato që thosh Pavllua.
Atij që erdhi ndër juvet, sikundr’ erdhi ndë gjithë botë, e bën pemmë e rritetë, si edhe ndër juvet, që mb’atë ditë që digjuatë, e njohtë dhurëtin’ e Perndisë me të vërtetë.
Më të pastajmenë adha, vëllazër, u lutemi juvet e u vëmë ndë be mbë Zonë Iisunë, që sikundrë kini mpsuarë nga nesh, mb’atë lloi që duhetë t’ecëni e të pëlqeni Perndisë, që të shtoni shumë.
Sepse këjo është dhiathiqi që do të bëj mbë shtëpi të Israilit pas ature ditet, thotë Zoti, do të vë nomet’ e mi ndë mënd të ture, e do t’i shkruaj ato mbi zëmërë të ture; e do të jem Perndi e ture e ata do të jenë llaoi im.
Po hajdeni tuke rriturë ndë dhurëti e ndë të njohurë të Zotit sonë e Sotirit Iisu Hristoit. Atij nderi, edhe ndashti, edhe ndë ditë të jetësë. Ashtu qoftë!
E e dimë që i biri Perndisë ka ardhurë, e na ka dhënë nevet mënd të njohëmë atë që ësht’ e vërtetë, e jemi ndë të vërtetinë, të bir’ e tij Iisu Hristonë. Kij është Perndia e vërtetë, edhe jeta e pasosurë.