22 E ajo farë që u mbuall mbi gjëmba, këjo është ai që digjon fjalënë, po silloitë e kësaj jetet, edhe gënjeshtra e gjërit, e mbitjënë fjalënë, e bënet’ e pavëjierë.
Edhe cilido që të thotë fjalë kondrë Birit së njeriut, do t’i ndëlehenë atij. Ma ai që të thotë kondrë Shpirtit Shëntit, nukë do t’i ndëjenetë atit as ndë këtë jetë, as nd’atë që do të vijë.
Rriji zgjuarë mbë vetëhe tuaj, të mos u rëndonenë zëmëratë tuaj mbë të pirë, e mbë të dejturë, e mbë silloi të kësaj jetet, e ju vijë sipër mbi ju me ksafni ajo ditë.
E fara që ra mbë gjëmba shënon ata që digjojënë, po nga të lakëmuarit’ e gjërit, e nga të pëlqiarat’ e kësaj jetet, mbitenë e nukë bëjënë të mbrodhurë.
E të mos jini të kthierë sikundrë kthenetë këjo jetë, po ktheni vetëhenë tuaj me të përtërijturë të mëndiesë suaj, që të njihni juvet cila është thelim’ e Perndisë e mira e më e pëlqiera, edhe e sosura.
Mos gënjejë gjithëkush vetëhen’ e tij. Nd’është ndonjë që mban vetëhen’ e tij sikur ësht’ i digjuarë nga jush ndë këtë jetë, le të bënetë i marrë, që të jetë i dijturë.
Ature të pabesëvet Perndia e kësaj jetet u ka verbuarë mëntë, që të mos u ndritjë ature drit’ e Ungjillit së nderit së Krishtit, që është konism’ e Perndisë.
Mb’ato që patë rruarë njëherë, sikundrë qe shpeti i kësaj jetet, sikundrë ish arhondi që ka urdhër mbi këtë erë, Shpirti që ndashti urdhëron ndë bij të së pabesëvet.
Të pasuritë ndë këtë jetë porsiti që të mos mburrenë, as të mos kenë tharosn’ e ture ndë gjë që s’ka besë, po ndë Perndin’ e gjallë, që na ep navet të gjitha me dorë hapëtë për të gëzuarë.