25 Edhe Iisui si kupëtoi fiqiret’ e ture, u tha ature: Çdo mbretëri kur të ndahetë ndë vetëhe të saj nukë qëndron. Edhe çdo qutet a shtëpi kur të ndahetë ndë vetëhe të saj, nukë qëndron.
I thot’ atij të tretënë herë: Simon, i biri i Ionait, më do mua? U helmua Petrua, sepse i tha atij të tretënë herë: Më do mua? E i tha atij: Zot, ti i di të gjitha, ti e njeh që të dua ti. I thot’ atij Iisui: Kullot dhënt’ e mia.
Sepse cili nga njerëzitë njeh punët’ e njeriut, përveçe Shpirti i njeriut që rri mbë të? Kështu edhe punët’ e Perndisë ndonjë s’i di, përveçe Shpirti i Perndisë.
E nuk’ është pun’ e bërë që të jetë e padukurë përpara tij, po të gjitha janë lakuriq e të cveshura përpara sivet t’atij, që mb’atë do të apëmë nevet llogori.
E quteti i madh u nda ndë tri copë, e qutetet’ e miletevet së tjera ranë mbë dhe, e u bë kujtim përpara Perndisë për Vavillonën’ e madhe, që t’i ipej asaj potiri i verësë s’urgjisë tij.
Djelmt’ e saj do t’i vras me vdekëjë, e do të njohënë gjithë qishëtë, se unë jam ai që kërkoj veshëjatë edhe zëmëratë; e do t’i ap cilitdo nga jush sikundrë punon.