Edhe kur t’u ndjekënë juvet ndë këtë qutet, hajdeni ndë tjetërinë, se me të vërteta u thom juvet: Nukë do të sosni qutetet’ e Israilit, ngjera sa të vijë i biri i njeriut.
Edhe tekdo që vij ndë fshatëra, a ndë qutete, a ndë çifliqe, vijnë udhëvet të sëmurëtë, e i lutejn’ atij, që t’i zijnë vetëmë pëqin’ e rrobavet së tij, e sa që e zijnë, shëronejnë nga sëmunda.
Iisui adha nuk’ ecën më faqeza ndëpër çifut, po iku e vate ndë një vënd afër erimisë, ndë qutet që quhej Efraim; e atje rrij bashkë me mathitit’ e tij.