14 E Farisejtë si duallë jashtë, u mbëjuadhë e bënë kuvënd kondr’ atij, që ta vrisnë atë.
E bënë mushavere që të zënë Iisunë me djallëzi e ta vrasënë.
E si u bë mëngjes, u mbëjuadhë gjithë të parët’ e priftëret, edhe pleqësia e llaoit, e kuvënduanë kondrë Iisuit për të vrarë atë.
E pas di ditet qe Pashka edhe lipsotë. E të parët’ e Priftëret edhe Grammatejtë kërkoijnë qish ta zijn’ atë me dhelpëri, e ta vrisnë.
E atë çast si duallë Farisejtë bashkë me Irodhianotë, bënë mushaveré kondr’ atij, që ta vrisnë atë.
E kërkoijnë të parët’ e priftëret edhe grammatejtë me çfarë lloi punë ta vrisnë atë, sepse trëmbishnë nga llaoi.
E ata u mbushnë me pikëllim, e kuvëndoijnë njeri me jatërinë, çfarë punë t’i bëijnë Iisuit.
Andaj pa muarrë gurë çifutë të goditnë mbë të.
E kërkoijnë pa përsëri ta zijnë atë, po dolli nga dor’ e ture.
E që nga ajo ditë bënë mushavere që ta vrisnë atë.
E të parët’ e priftëret edhe Farisejtë panë dhënë porsi, se kush ta dijë se ku ësht’ ai, t’u rrëfejë, që ta zën’ atë.
Pra andaj kërkoijnë çifutë më tepër ta vrisnë atë, sepse nukë prish vetëmë të Shëtunënë, po thosh më tepërë baba të tijnë Perndinë, e bën vetëhenë bara me Perndinë.
Andaj e kërkoijn’ atë ta zijnë, ma ndonjë s’hodhi dorënë mbi të, sepse nukë kish ardhurë sahati i tij.
Digjuanë Farisejtë të murmurisurit’ e turmësë për atë; e dërguanë Farisejtë e të parët’ e priftëret njerëz, që ta zijn’ atë.
E ca nga ata duajnë ta zijn’ atë, po ndonjë nukë vuri duartë mbi të.
Andaj muarrë gurë të bijnë mbi të. Ma Iisui u fsheh e dolli nga Ieroi, e shkoi ndëpërmes të ture, e ashtu vate.