Ahiere thotë mb’ata Iisui: Gjithë juvet do të skandhaliseni mbë mua ndë këtë natë, se është shkruarë: Do t’i bie çobanit, e do të përhapenë dhënt’ e stanit.
Nd’është që të skandhalis ti siu it i djathëti, kree atë, e shtjere nga teje, se më mirë është për ti të humbasjë një copë prej teje e të mos vihetë gjithë kurmi it ndë pisë.
Nuk është kij ai që bën arkazë, i biri Mariësë, e vëllai i Iakovoit, e Iosiut, e i Iudhësë, e i Simonit? E nukë janë motrat e tij këtu bashkë me nevet? E skandhalisejnë mbë të.
E i bekoi ata Simeoni, e tha nde mëm’ e tij Mariami: Ja kij gjëndetë për të gremisurë, e për të ngriturë shumëvet ndë Israil, edhe për nishan që do të thonë kondrë për të.