28 Ejani tek u gjithë sa jeni të lodhurë edhe të ngarkuarë, e unë do t’u prëj juvet.
Merri zigonë tim (xedhënë) mbi qafë tuaj, e mpsoni nga meje, se unë jam i butë e i urtë ndë zëmërë, e do të gjeni të prëjturë ndë shpirte tuaj.
Se lidhjënë barrë të mëdha, edhe të rënda shumë, e i ngarkojënë mbi krahë të njerëzet, po as me gjishtin’ e ture nukë duanë t’i tundinë ato.
Gjith’ atë që më ep mua babai, tek meje do të vijë, e unë do të mos nxjer jashtë atë që vjen tek meje.
E ditën’ e pastajme të madhenë të së krëmptesë, nguli këmbën’ Iisui, e thirri më fort, e thoshte: Kush ka et, le të vijë tek u, e le të pijë.
E ndashti dha pse gucitni ju Perndinë, të viri zgjedhënë mbë qafë të mathitivet, që atë as baballarëtë tanë, as nevet mundm ta mbajëm?
Mbë të gjitha u dëftova juvet se kështu me të punuarë duhetë të ndihëjmë të sëmurëtë e të mbajëmë mënd fjalët’ e Zotit Iisuit, se ai tha: Më mirë është t’apë njeriu, se të marrë.
Qëndroni adha pa luajturë ndë lefteri që na lefterosi nevet Krishti, e mos mbleksi pa ndë zgjedhë të skllavisë.
E ndë juvet të helmuaritë të prëjturë bashkë me nevet, mbë të dukurë që do të bëjë nga Qielltë Zoti Isui me Ëngjellit’ e fuqisë tij.
Le të trëmbemi adha se mos lihetë të taksurit’ e së hijturit ndë të prëjturë të tij, e gjëndetë ndonjë nga jush që mbetetë prapa.
E Shpirti e nusea thonë: Eja. E kush digjon, le të thotë: Eja. E kush ka et, le të vijë. E kush të dojë, le të marrë ujë të jetësë dhurëti.