Biblia Todo Logo
Bìoball air-loidhne

- Sanasan -




Mattheo 11:23 - Dhjata e Re 1827

23 Edhe ti, o Kapernaum, që je ngrijturë ngjera mbë Qiell, ngjera mbë pisë do të gremiseç, se gjithë këto thavmëra që u bënë tek teje, të qenë bënë ndë Sodhomë do të qenë mbeturë ngjera kësaj ditet.

Faic an caibideil Dèan lethbhreac




Mattheo 11:23
30 Iomraidhean Croise  

Me të vërteta u thom juvet, se më i pakë do të jetë mundimi ndë ditë të gjukimit ndë vënd të Sodhomësë e të Gomorësë, se mb’atë qutet.


Edhe unë të thom tij, se ti je Petro, e sipër mbi këtë gur do të vë binan’ e qishësë sime, e diert’ e pisësë do të mos mundjënë t’i vijënë kondr’ asaj.


E si erdhë ata ndë Kapernaum, ju qasnë Petrosë ata që mbëjedhënë haraçetë, e i thanë: Dhaskali juaj nukë paguan haraçnë?


E si iku nga Nazareti erdhi e mbeti ndë Kapernaum që është afër detit, ndë sinuar të Zavullonit edhe të Nefthalimit.


E si riu Iisui ndë Kapernaum, erdhi nde ai një ekatondarh, e i lutej.


Edhe ti Kapernaum, që u ngrijte ngjera mbë Qiell, do të dërmoç ngjera mbë pisë.


Se cilido që larcon vetëhen’ e tij, do të unjetë, e ai që unjetë, do të ngrihetë.


E ngrijti sit’ e tij ndë pisë që qe, se qe ndë mundim, e sheh Avraamnë për së largut, edhe Llazarinë ndë gji të tij.


E u thot’ ature: Vërtet do të më thoi këtë paravoli: Jatro, shëro vetëhenë tënde. Gjith’ ato punëra që digjuam, që u bënë ndë Kapernaum, bëni edhe këtu ndë patridhë tënde.


Sepse do të mos lëç Shpirtinë tim ndë pisë, as Shënjtinë tënd do të ndëjeç të kalbetë.


Profitërisht tha për të ngjallturë të Krishtit, që nukë mbeti Shpirt’ i tij ndë pisë, as kurm’ i tij pa të kalburë.


Si Sodhomënë edhe Gomorrënë e qutetetë rrotullë ature, fajëtorëtë si edhe këta ndë kurvëri, e që vijënë prapa fajit së ndierë, u bënë ksomblë, tuke munduarë me një zjar të pasosurë.


Edhe i gjalli, po qeshë vdekurë, e ja, tek jam i gjallë ndë jetë pas jetësë. Ashtu është. E kam quçet’ e pisësë edhe të vdekëjësë.


E trupet’ e ture do t’i lërë ndë rrugë të qutetitë së madh, që thuhetë me aligori Sodhomë, edhe Egjipto, tek u kruqas Zoti im.


E deti dha të vdekuritë që mbaj ndë vetëhe të tij, e vdekëja edhe Adhi dhanë të vdekurit’ e ture që kishnë; e u bë gjuqi mbë cilëdo sikundrë kishnë punuarë.


E vështrova, e ja një kalë i gjelbërë, e ai që qe hipurë mbë të kish ëmërinë Mort; e vij pas si pisa; e u dha mb’ata urdhër mbi të katërtën’ e dheut të vrisnë me anë të kordhësë, e me anë të usë, e me anë të vdekëjësë, e të bishëvet së dheu(t).


Lean sinn:

Sanasan


Sanasan