Biblia Todo Logo
Bìoball air-loidhne

- Sanasan -




Mattheo 11:11 - Dhjata e Re 1827

11 Me të vërteta u thom juvet, nuk’ u ngre ndonjë njeri nga ata që janë lerë prej gravet, më i madh se Ioanni Vaptistiu, po më i vogëli ndë (m)bretëri të Qiellvet, është më i madh nga ai.

Faic an caibideil Dèan lethbhreac




Mattheo 11:11
31 Iomraidhean Croise  

Se Kij ësht’ ai që për të është shkruarë: Ja, që unë dërgoj Ëngjëllinë tim të shkojë përpara teje, ai do të dërtojë udhënë tënde përpara teje.


E që nga dit’ t’ e Ioannit Vaptistiut ngjera ndashti mbretëria e Qiellvet mirretë me të shpejtuarë, e ata që shpejtojënë e rrëmbejënë atë.


E mb’ato dit ahiere, erdhi Ioanni pagëzori e qiriks ndë erëmi të Iudheësë.


Unë pagëzoj juvet me ujë, që të metanoisni, po ai që vjen pas meje është më i fortë nga meje, atij nukë jam i zoti t’i mbaj këpucëtë. Ai do t’u pagëzojë juvet me Shpirt të Shënjtëruarë edhe me zjar.


Ai dha që të zgjidhjë një nga këto porsi të vogëla, e të dhidhaksjë njerëzitë kështu, ai do të thuhetë i vogëlë ndë mbretëri të Qiellvet. E ai që të bëjë e të dhidhaksjë, ai do të thuhetë i madh ndë mbretëri të Qiellvet.


Se do të jet’ i madh përpara Zotit, e do të mos pijë as verë as siqera, e do të mbushetë nga Shpirt Shënjt që nga barku i mëmësë tij.


Sepse u thom juvet, nga ata që lenë nga gra, profit m’i madh nga Ioanni Vaptistiu nuk’ është ndonjë, e m’i vogëli ndë mbretëri të Perndisë është m’i madh se ai.


E u thot’ ature: Cilido që të përmbëjedhë një djalë të tillë mbë ëmër tim, përmbëjedh mua. E cilido që të përmbëjedhë mua, përmbëjedh atë që ka dërguarë mua; se ai që është m’i vogëlë ndë ju gjithë, ai është m’i madh.


Ioanni ep martiri për atë, e thërret e thotë: Kij ish ai që për të thaçë: Ai që do të vijë pas meje, u bë përpara mejet, se ishte i pari im.


Ai që është pas meje, që ai është bërë më përpara nga meje, që un’ atij nukë jam i zoti t’i zgjidh rripat e opingavet së tij.


E vanë shumë tek ai, e thoshnë, se Ioanni nukë bëri ndonjë thavmë; ma sa tha për këtë Ioanni, ishnë të vërteta.


Ai duhetë të rritetë, e unë të unjem.


Ai ishte llambadha e dhezurë që fekste. E juvet deshtë të gëzonishtë për pak kohë mbë dritë të tij.


(E këtë e tha për Shpirt që duajnë të mirrë ata që besoijnë nde ai, sepse edhe s’qe dhënë Shënjti Shpirt, se s’qe edhe nderuarë Iisui).


Sepse unë jam m’i vogëli nga apostojtë, që s’jam i Zoti të quhem Apostoll, sepse kam pasurë ndjekurë qishën’ e Perndisë.


Ndë kini adha qartëra për punëra të kësaj jetet, viri ndë gjuq të gjukojënë ata që s’janë zënë për fill ndë qishë.


Ndëpër ata edhe nevet gjithë pam rruarë njëherë sikundrë qe dëshërimi i kurmit sonë, tuke bënë thelimat’ e kurmit e të kshillit. E jeshëm me të vërtetë djelmt’ e urgjisë, si edhe të tjerëtë.


Mbë mua më të vogëlinë nga gjithë Shënjtorëtë qe dhënë këjo dhurëti, të vangjelisjë ndë fili të tjera gjën’ e pakupëtuarë të Krishtit.


E që u çfaq ndashti me të dashuritë të Iisu Hristoit, që na shpëtoi nevet, t’atij që prishi edhe vdekëjënë, edhe dëftoi jetënë, e të pavdekuritë me anë t’Ungjillit.


Sepse Perndia pat dhiorisurë një punë më të mirë për nevet, që të mos jenë teliosurë përveçe nesh.


Për atë shpëtim kërkuanë e ksetaksnë profitëtë, ata që profitepsnë për dhurëti që është ndër juvet.


Lean sinn:

Sanasan


Sanasan