1 E u bë si i sosi Iisui këto porsi që u tha të dimbëdhjetë mathitivet së tij, u ngre ateje, e vate të dhidhaksjë e të qiriksjë edhe ndë qutete t’ature.
E Iisui gjezdiste ndëpër gjithë Galileë, tuke dhidhaksurë ndë Sinagoje të ture, e tuke qiriksurë Ungjilln’ e mbretërisë, edhe shëron gjithë sëmundët’ e llaoit, e gjithë të ligatë.
E u bë pas këture, e ai vij qutet mbë qutet, e fshat mbë fshat tuke dhidhaksurë, e tuke vangjelisurë mbretërin’ e Perndisë, edhe të dimbëdhjetë bashkë me të.
Iisunë nga Nazareti, që Perndia e hrisi atë me Shpirt Shënjt e me fuqi, ai bëri udhënë tuke bërë të mira, e tuke shëruarë gjith’ ata që qenë skllavosurë nga djalli, se Perndia qe bashkë me të.
E u porsitjëmë pa juvet, vëllazër, mbë ëmër të Zotit sonë Iisu Hristoit, që të mërgoni juvet nga çdo vëlla që rron pa udhë, e jo sikundr’ është dhidhaskalia që kini marrë prej nesh.