8 Të shëroni të sëmurëtë, të qëroni të leprosuritë, të ngjallni të vdekuritë, të kreni të paudhëtë; dhurëti muartë, dhurëti ipni.
E si thirri të dimbëdhjetë Mathitit’ e tij, u dha eksusi kondrë të paudhëvet, që t’i zbojënë ata, e të shërojënë çdo sëmundë e çdo të ligë.
Edhe si të veni, të qiriksni e të thoni, se afër është mbretëria e Qiellvet.
Mos pohtisni as ar, as ërgjënd, as bakër ndë breza tuaj.
Gjërpinjtë do t’i zënë me dorë; edhe ndonjë të helmuarë ndë pifçinë, do të mos i dëmëtojë; mbi të sëmurë do të vënë duartë, e do të shëronenë.
E shëroni të sëmurët’ e saj, e thoi ature, që u afërua mbë juvet mbretëria e Perndisë.
E i tha Petrua: Ërgjënd edhe ar tek meje nukë gjëndetë; po atë që kam, atë të ap ti: Mb’ëmër të Iisu Hristoit Nazoreut, ngreu, e ecë.
Tuke shtrijturë ti dorënë tënde të bënenë shërime e thavmëra e çudira me ëmër të shënjtit djalit sit Iisuit.