39 Edhe ai që të ruajë jetën’ e tij, do ta humbasë, e ai që të humbasë jetën’ e tij për mua, do ta gjejë.
Cilido që kërkon të shpëtojë Shpirtin’ e tij, do ta humbasë atë; e cilido që ta humbasë atë, do ta ruajë atë.
Sepse ai që do të sosjë Shpirtin’ e tij, do ta humbasë atë, e ai që ta humbasë Shpirtin’ e tij për mua, kij do ta sosjë atë.
Ai që do Shpirtin’ e tij, do ta humbasë atë; e ai që urren Shpirtin’ e tij ndë këtë dinia, do ta shpëtoj’ atë për jetë të pasosurë.
Mos u friko për ato që ke për të pësuarë; ja, që djalli ka për të vënë dica prej jush ndë hapsanë, që të dhoqimasi; e do të kini shtrëngim për dhjetë dit; qëndro i besësë ngjera mbë vdekëjë, e do t’ap ti kurorën’ e jetësë.