23 Edhe kur t’u ndjekënë juvet ndë këtë qutet, hajdeni ndë tjetërinë, se me të vërteta u thom juvet: Nukë do të sosni qutetet’ e Israilit, ngjera sa të vijë i biri i njeriut.
Sepse i biri i njeriut ka për t’ardhurë me gjithë nderëtë e lëvdimetë të babait së tij, bashkë me ëngjëjt’ e tij, e ahiere do të apë mbë cilëdo sikundrë ka punuarë.
Me të vërteta u thom juvet, janë ca nga këta që rrinë këtu, që ata do të mos shohënë vdekëjë, ngjera sa të shohënë të bir e njeriut që të vijë ndë mbretëri të tij.
E pasi iknë ata, ja, Ëngjëll’ i Zotit ju duk ndë ëndërë të Iosifit, e i tha: Ngreu e merr djalënë edhe mëmën’ e tij, e ikë ndë Egjipto, e rri atje, ngjera sa të të thom unë, sepse Irodhi do të kërkojë djalënë ta vrasjë.
Pra andaj, ja unë dërgoj ndë juvet profitër, edhe sofora, edhe të grammatepsurë, e nga ata do të vritni, e do të mbërtheni ndë kruq, edhe nga ata do të rrihni me kamçi ndë sinagojera tuaj, e do t’i ndiqni qutet mbë qutet.
Ahiere do të duketë nishani i birit së njeriut ndë Qiell; e atëherë do të qajënë gjithë filit’ e dheut, e do të shohënë të bir’ e njeriut që do të vijë sipër mbi re të Qiellit me fuqi, edhe me shumë lëvdim.
I thot’ atij Iisui: Ti e the. Po u thom juvet, që soti e tutje do të shihni të birë e njeriut, që të rrijë mb’anë të djathëtë të fuqisë, e të vijë mbi re të Qiellit.
E Savllosë i pëlqen vreil’ e tij. E u bë atë ditë një ndjekëjë e madhe kondrë Qishësë që qe ndë Ierusalim. E u përhapnë gjithë ndëpër fshatëra të Iudheësë e të Samariësë, përveçme Apostojet.