14 Edhe cilido që të mos presë mirë juvet, edhe të mos digjojë fjalëtë tuaj, kur të ikëni nga ajo shtëpi, a nga ai qutet, të shkundni edhe pluhurinë nga këmbëtë tuaj.
E ata që të mos u dheksjënë juvet, edhe të mos u digjojënë juvet, kur të dili ateje, të shkundni edhe pluhurin’ e këmbëvet suaj, për ma(r)tiri të ture. Se patjatër u thom juvet, që më të leh mundim do të kenë sodhomitë edhe gomorritë ndë ditë të gjuqit, se ai qutet.
E u thot’ ature: Cilido që të përmbëjedhë një djalë të tillë mbë ëmër tim, përmbëjedh mua. E cilido që të përmbëjedhë mua, përmbëjedh atë që ka dërguarë mua; se ai që është m’i vogëlë ndë ju gjithë, ai është m’i madh.
E kur rrijnë ata kondrë, e vllasfimisnë, shkundi ai rrobat’ e tij, e u tha ature: Gjaku juaj mbi kokë tuaj. Unë jam i pafaj. Që sot di e tutje do të vete ndë filira të tjera.