24 E si u ngre Iosifi nga gjumi, bëri si e porsiti Ëngjëll’ i Zotit, e muar me vetëhe gruan’ e tij.
Ja Vashëza do të bënetë me barrë, e do të pjellë djalë edhe do ta thonë ëmërit’ e tij Emanuil, që do të thotë Perndia me nevet.
E nuk’ e njohu atë fare, ngjera sa polli djalën’ e saj të parën’ e të vetëminë, e i vuri ëmërin’ e tij Iisu.
Juvet miq të mitë jini ndë bëfçi ato që porsit unë juvet.
E ja, u gjënd atje Ëngjëlli Zotit e një dritë llampsi ndë shtëpi. E si i ra Petrosë ndë brinjë, e ngrijti atë, e i tha: Ngreu me të shpejta. E i ranë zinçirëtë nga duart’ e tij.
Po Ëngjëll’ i Zotit natënë hapi diert’ e hapsanësë e i nxori ata jashtë, e u tha.