E Fjala u bë njeri e ndënji mbë nevet ndë kurm të njeriut (e pam lëvdimn’ e tij, posi lëvdim të birit së vetëmë nga babai) plot me dhurëti e me të vërtetë.
E me të vërtetë pajetërë i madh është mistiri i besësë. Perndia u çfaq ndë kurm, u gjukua me anë të Shpirtit, u njoh nga Ëngjëjtë, u qiriks ndë filira të tjera, u besua ndë botë, hipi lart mbë nder.
Zoti Iisu Hristoi qoftë me Shpirt tënd. Dhurëtia me juvet bashkë. Ashtu qoftë! * Karta e Ditë mbë Timotheonë që u hirotonis Piskop i parë i qishësë Efesiotet, u shkrua nga Romi, kur Pavllua dolli për së ditit përpara Qesarit Neronit.