3 Ari juaj edhe ergjëndi u skurjash, e skuri e ture do të jetë martiri kondrë juvet, e do të hajë kurmëratë tuaj posi zjar. Mbëjuadhtë gjë shumë për dit të pastajme.
Do të jetë ndë të pastajmetë dit (thotë Perndia) do të derdh unë nga Shpirti im mbi gjithë njerëz; e do të profitepsjënë bijtë tuaj edhe bijatë tuaj; e trimshorëtë tuaj do të shohënë të para, e pleqtë tuaj do të ëndërronenë ëndërra.
Ma ti me zëmërënë tënde të pakthierënë, e me kokënë tënde të rëndë, mbëjedh mbë vetëhe tënde urgji ndë ditë t’urgjisë e kur do të çfaqetë gjuqi i drejtë i Perndisë.
E të dhjetë britë që pe mbë bishënë, këta do t’urrejënë kurvënë, e do ta bëjënë atë të shkretë, e të cveshurë, e do t’i hanë mishërat’ e saj, e atë do ta djegënë ndë zjar.
E për trëmbëlakë pa, e për të pabesë, e për të ndierë, e për vreës, e për kurvjarë, e për magjishtjarë e për idhollollatrë, e për gjithë gënjeshtjarëtë, pjes’ e ture është ndë gjol që digjetë me zjar e me shqufur; që është mort i ditë.