E u thot’ ature: Cilido që të përmbëjedhë një djalë të tillë mbë ëmër tim, përmbëjedh mua. E cilido që të përmbëjedhë mua, përmbëjedh atë që ka dërguarë mua; se ai që është m’i vogëlë ndë ju gjithë, ai është m’i madh.
E ndë jemi djelm, jemi edhe pjesëtarë, pjesëtarë të Perndisë, e pjesëtarë bashkë me Krishtinë. Po nd’është që besojëmë me të bashkë, që edhe të lëvdonemi me të bashkë.
Po këtë vetëmë (e di), që haroj atë që kam prapa krahëvet, e ndëhem ndë punëra që kam përpara, afëronem prej nishanit, prej pagët së thirrësë sipërmesë së Perndisë mbë Krishtinë Iisunë.
Ma juvet, fili e cgjedhurë, Priftëri e mbretit, Milet i Shënjtëruarë, llao i fituarë nga Perndia, për të rrëfierë të miratë e atij që u thirri juvet nga errëcira ndë dritë të tij të çuditurënë.
I di punët’ e tua, edhe shtrëngimnë, edhe varfërinë, (ma je i pasurë) edhe vllasfimin’ e ature që thonë vetëhenë se janë Iudhej, e nukë janë, po janë mbëjedhëjë e Satanait.