Biblia Todo Logo
Bìoball air-loidhne

- Sanasan -




Filippiot 4:3 - Dhjata e Re 1827

3 Të lutem edhe tij, o shok i besësë, ndihu ature, që këto kanë lëftuarë me mua për Ungjill, bashkë me Klimentënë edhe me të tjerëtë shokët’ e mi, që ëmërit’ e ture janë ndë kartë të jetësë.

Faic an caibideil Dèan lethbhreac




Filippiot 4:3
28 Iomraidhean Croise  

Po për këtë mos u gëzoni se ju digjojënë juvet të paudhëtë, po të gëzoneni më tepër se ëmëretë tuaj u janë shkruarë ndë Qiell.


U lutem adha juvet, o vëllazër, për ndëjesë të Perndisë të bëni kurmetë tuaj kurban të gjallë, të Shënjtëruarë, të pëlqierë te Perndia (që është) të falturitë me mënd tuaj.


Thoi të fala Trifenësë edhe Trifosësë, ature që mundonenë mbë Zotnë. Të fala thoi së dashurësë Persidhësë, që është munduarë shumë mbë Zotnë.


Të fala nde Urvanoi, shoku inë mbë Krishtinë, edhe nde Stahu, i dashuri im.


Dua dha të diji juvet, vëllazër, që punëtë që janë mbë mua, më shumë janë kthierë për mbrodh t’Ungjillit.


Dica pa nga sinerija qiriksjënë Krishtinë, jo me zëmërë të qëruarë, e vënë ndër mënd që të më bienë mua helm ndë të lidhura të mia.


Përveçe të biri sikundrë kërkon Ungjilli i Krishtit, që ja të vij unë e t’u shoh juvet, ja për së largut të digjoj për juvet të thonë, që qëndroni pa luajturë, ndë një Shpirt e ndë një zëmërë, tuke punuarë gjithë bashkë ndë besë të Ungjillit.


Për pjesë tuaj që kini nd’Ungjill, që ditën’ e parë ngjera ndashti.


Sikundr’ ësht’ e drejtë që të silloisem unë kështu për gjithë juvet, sepse u kam juvet pa luajturë ndë zëmërë time, edhe ndë zinçire të mia, e ndë të përgjegjurë tim, edhe ndë të veveosurë t’Ungjillit, jini gjithë shokë ndë gëzim tim.


I lutem Evodhisë edhe Sintihësë, u lutem që të kenë të tillënë kshill mbë Zonë.


Sikundrë kini mpsuarë nga i dashuri Epafrai, ropi me mua bashkë, ai është shërbëtuar i besësë mbë Krishtinë për juvet.


E do t’i falenë asaj gjith’ ata që rrinë mbi dhe, ëmëret’ e ature nukë janë shkruarë ndë kartë të jetësë të qengjit që është therturë që nga nisëja e jetësë.


E bisha që ke parë, ish e nukë është, e do të hipëjë nga avisi, e do të vejë ndë humbëjë; e do të çuditenë njerëzitë që rrinë mbi dhe, ata që ëmëret’ e ture nukë janë shkruarë ndë kartë të jetësë që nga nisëja e kësaj jetet, kur të shohënë bishënë që qe, e nuk është, ndonëse është.


E paçë të vdekuritë, të vogjëj e të mëdhinj, që rrijnë përpara Perndisë, e u hapnë kartëratë; e një tjatër kartë u hap, që është e jetësë; e u gjukuanë të vdekuritë mbi ato që qenë shkruarë ndë kartëra, sikundrë qenë shërbesat’ e ture.


E kush nuk’ u gjënd shkruarë ndë kartë të jetësë, u hodh ndë gjol të zjarit.


E ndonjë punë e molepsurë, a e ndierë, a e rreme, do të mos hijë mbë të; përveçe ature që janë shkruarë ndë kartëra të jetësë qengjit.


Ai që të mundjë, kij do të vishetë ndë rroba të bardha, e do të mos ja shuaj ëmërin’ e tij nga kart’ e jetësë, e do të rrëfej ëmërin’ e tij përpara babait sim, edhe përpara Ëngjëjet së tij.


Lean sinn:

Sanasan


Sanasan