E si vate pakëzë më teje, ra përmis mbi faqe të tij, tuke luturë, e tuke thënë: Babai im, ndë mund të bënetë, le të shkojë nga meje kij potir, po jo si dua unë, po si do ti.
Ndonjë s’ma mer mua atë, po un’ e lë atë nga vetiu. Është nd’urdhër tim ta lë atë, e nd’urdhër tim ta marr atë pagjene. Këjo është porsia që kam marrë nga babai im.
Ai që dha vetëhen’ e tij për nevet, që të na shpëton nevet nga çdofarë paranomie, e të na qëron mbë vetëhe të tij, një llao të cgjedhurë, e ziliar mbë punëra të mira.
Tuke vështruarë nd’atë që nisi edhe sosi besënë, Iisunë, ai për gëzim që i qe vënë përpara tij duroi kruqnë, pa vënë ndër mënd dhunënë, e ndënji mb’anë të djathëtë të fronit së Perndisë.
Sepse edhe Krishti një herë vdiqi për faje tona, i drejti për të shtrëmbëritë; që të na bjerë nevet te Perndia, ndonëse u vu ndë mort nga an’ e kurmit, ma u ngjall prej Shpirtit.