Biblia Todo Logo
Bìoball air-loidhne

- Sanasan -




Filippiot 2:2 - Dhjata e Re 1827

2 Ëmëni të plotë gëzimnë tim, me të qënë mbë një zëmërë, me të pasurë një të tillënë dashuri, me të qënë mbë një Shpirt, me të pasurë një kshill.

Faic an caibideil Dèan lethbhreac




Filippiot 2:2
28 Iomraidhean Croise  

Ai që ka nusenë, dhëndër është; ma miku i dhëndërit që rri mbë këmbë për të digjuarë atij, mbushetë me gëzim për zë të dhëndërit. Kij adha gëzimi im ësht’ i sosurë.


Gjithë këta prisnë me një zëmërë ndë të falë e ndë të luturë bashkë me gra e me Mariënë mëmën’ e Iisuit, e me vëllazër të tij.


E kur erdhi dita e Pendikostisë, rrijnë mbë një vënd të gjithë bashkë.


E ngaditë prisnë gjithë bashkë shumë kohë ndë Iero; e tuke thierë bukënë shtëpi mbë shtëpi, haijnë me gëzim e me zëmërë të drejtë.


E bënishnë shumë nishane e çudira me duar t’apostojet ndë llao (e ishnë gjithë bashkë me një zëmërë ndë kamare të Sollomoit.


Të kini një mënd mbë njeri-jatërinë. Mos silloisni të lartatë, po të ujnji bashkë me të ujnjëritë. Mos u bëni të urtë me vetëhe tuaj.


E u lutem juvet, vëllazër, për ëmër të Zotit sonë Iisu Hristoit, që të thoi të gjithë një kuvënd, e të mos jetë të çqierë ndër juvet, po të jini të sosurë mbë një Shpirt, e mbë një mënd.


Më të pastajmenë, o vëllazër, qofi me gëzim, qofi të teliosurë, parigorisi, kini një mënd, kini paq, e Perndia e paqit e e dashurisë do të jetë me juvet.


E shkrova ndër ju këtë të tillënë, që të mos marr helm mbi helm kur të vinj unë, nga ata që duhej të keshë gëzim, tuke pasurë tharos mbë gjithë ju, që gëzimnë tim e bëni gjithë tuajnë.


E jo vetëmë me t’ardhurë të tij, po edhe me parigori të tij që pat marrë prej jush, si na tha nevet dëshërimnë tuaj, të qarëtë tuaj, dashurin’ e ngrohëtë tuajnë për mua, kaqë që si digjova ato u gëzuaçë më tepërë.


(Tuke bërë të luturë për gjithë juvet ndë çdo të falturë tim me gëzim).


Tuke mbajturë e tuke dëftuarë fjalën’ e jetësë për mburrëci time, ndë ditë të Krishtit, që nukë kam ecurë mbë të mbrazëtë, e nukë punova mbë të mbrazëtë.


Sepse nukë kam ndonjë kështu me një zëmërë, që të ketë kujdes për juvet me të drejtë.


I lutem Evodhisë edhe Sintihësë, u lutem që të kenë të tillënë kshill mbë Zonë.


Sepse edhe ndë jam larg me trup, ma me Shpirt jam me juvet bashkë, tuke gëzuarë me të parë taksn’ e mirë tuajnë, e të storsosurit’ e besësë suaj mbë Krishtinë.


Ma nevet duhetë të lëvdojëmë Perndinë kurdo për juvet, vëllazër të dashurë nga Zoti, sepse u cgjodhi juvet Perndia që herën’ e parë për shpëtim me Shënjtërim të Shpirtit, e me besë të vërtetësë.


Kam mall që të të shoh ti, sepse kujtonem lot’ e tua, që të mbushem me gëzim.


Kështu, o vëlla, makar të fitojë unë nga teje këtë të mirë mbë Zonë, prëjmë zorrët’ e mi mbë Zotnë.


Shumë u gëzuaçë që gjeçë nga djelmt’ e tu që ecëjnë ndë të vërtetë, sikundrë kemi marrë porsi nga babai.


Më të madh gëzim se këtë nukë kam, që të digjoj djelmt’ e mi që ecëjnë ndë të vërtetë.


Lean sinn:

Sanasan


Sanasan