Biblia Todo Logo
Bìoball air-loidhne

- Sanasan -




Filippiot 2:1 - Dhjata e Re 1827

1 Nd’është ndonjë parigori mbë Krishtinë, nd’është ndonjë ndihmë e dashurisë, nd’është ndonjë shoqëri e Shpirtit, nd’është ndonjë zëmërë që t’i vijë likshtë.

Faic an caibideil Dèan lethbhreac




Filippiot 2:1
42 Iomraidhean Croise  

E ja, ishte një njeri ndë Ierusalim, që quhej Simeon, e kij njeri ishte i drejtë, e me frikë të Perndisë, e prit parigorin’ e Israilit, e Shpirti Shënjt qe mb’atë.


Do të mos u lë juvet të varfërë; kthenem mbë ju.


Paqnë u lë juvet, paqnë time u ap unë juvet, jo sikundrë e ep bota ua ap juvet. Le të mos dridhetë zëmëra juaj, as të mos trëmbetë.


E ndashti pa vij tek ti, e këto i thom ndë botë, që të kenë mbë vetëhe të ture gëzimnë tim të plotë.


E ngaditë prisnë gjithë bashkë shumë kohë ndë Iero; e tuke thierë bukënë shtëpi mbë shtëpi, haijnë me gëzim e me zëmërë të drejtë.


E turmës’ e ature që kishnë besuarë, ish zëmëra edhe Shpirti një; e s’qe ndonjë që të thosh nga plashkat’ e tij: është imea, po qenë të gjitha të turetë të gjithëvet bashkë.


E shpëresa nukë turpëron, sepse dashuria e Perndisë është derdhurë ndë zëmëra tona me anë të Shpirtit Shënjt që na është dhënë nevet.


Kështu edhe Shpirti na ndih ndë smundëja tona, sepse nukë dimë qish ujdis ndë të luturë të kërkojmë atë që na duhetë, ma Shpirti lutetë për nevet me të rëkuarë të padigjuarë.


Sepse gjithë nevet mbë një Shpirt jemi pagëzuarë, që të jemi një kurm, kaqë Çifutë, kaqë Elinëtë, kaqë Roptë, kaqë Elefterotë. E të gjithë mbë një Shpirt u potism.


E vdes ngaditë (bëj be) për nder tuaj, që ësht’ imea mbë Hristonë Iisunë Zotnë tënë.


Nuk’ e diji që jini Nao i Perndisë, e Shpirti i Perndisë rri brënda mbë juvet?


Lëvdim pa ndë Perndinë që na bën nevet të mundjëmë kurdo mbë Krishtinë, e bën të çfaqetë mirudhi e së njohurit së tij, me anë tënë mbë çdo vënd.


Ndashti sikundrë jini juvet bij, ka dërguarë Perndia Shpirtin’ e birit së tij ndë zëmëra tuaj që thërret: Avva, o baba.


E pemma e Shpirtit pa është dashuria e gëzimi, paqeja, zëmër’ e madhe, të butëtë, të mirëtë, besa, t’ëmblëtë, durimi.


Një kurm vetëmë, e një Shpirt vetëmë, sikundrë jeni edhe thirrë ndë një shpëresë të vetëmë të thirturitë suaj.


Sepse martir mbë mua është Perndia çfarë lloi u dua unë gjithë juvet ndë thelp të zëmërësë Iisu Hristoit.


Sepse nevet jemi të preritë, që punojëmë Perndinë me Shpirt, e mburremi mbë Hristo Iisunë, e nukë kumbisjëmë shpëresënë ndë trup.


Që të jenë parigorisurë zëmërat’ e ature, mbëjedhurë bashkë ndë dashuri, e ndë gjithë zotëri të së mbushurit së mëndiesë, për të njohurë të mistirioit të Perndisë babait, edhe të Krishtit.


Të vishni adha si Shënjtorë të cgjedhurë të Perndisë e të dashurë, zëmërë lejmonjare, të butë, të tapinosë, t’ëmblë, të duruarë.


Që me anë të di punëravet të paluajturavet, mb’ato që nukë mund të gënjejë Perndia, kemi një parigori të madhe nevet që kemi marrë udhënë të mbamë shpëresënë që kemi përpara.


Sikundr’ është të parit’ e përparëshm të Perndisë Babait mbë Shënjtërim të Shpirtit, ndë të gjegjurë të Iisu Hristoit, e ndë të randisurë me gjak të tij, dhurëti e paq le të shtonetë mbë juvet.


E ai që ruan porsit’ e tij, qëndron mbë të, edhe ai mb’atë. E nga Shpirti që na dha ai nevet, e dimë që qëndron mbë nevet.


Perndinë s’e pa kurrë njeri, ndë daçim njeri-jatërinë, Perndia qëndron ndër nevet, edhe dashuria e tij ësht’ e tërë ndër nevet.


E nevet kemi njohurë e kemi besuarë mb’atë dashuri që Perndia ka mbë nevet. Perndia është dashuri, e kush qëndron ndë dashuri, qëndron mbë Perndinë, e Perndia mb’atë.


Lean sinn:

Sanasan


Sanasan