E një grua që quhej Lidhi nga qutet’ i Thiatiret që shit porfire, e frikuarë e Perndisë, rrij e digjon. Kësaj i hapi zëmërënë Zoti të mbaj vesh mb’ato që thosh Pavllua.
E shkrova ndër ju këtë të tillënë, që të mos marr helm mbi helm kur të vinj unë, nga ata që duhej të keshë gëzim, tuke pasurë tharos mbë gjithë ju, që gëzimnë tim e bëni gjithë tuajnë.
Mos ndodhetë e vijnë Maqedhonëtë me mua bashkë, e t’u gjejënë juvet pa bërë gati ndë këtë punë, e turpëronemi nevet (të mos thomi juvet), ndë këtë të ndënjurë të së mburturit.
Andaj adha, të dashurit’ e mi, sikundrë më digjuatë mua kurdo, jo si kur jeshë përpara jush, po shumë më tepërë ndashti që lipsem, me frikë e me të dredhurë bëni shpëtimnë tuaj.
Tuke mbajturë e tuke dëftuarë fjalën’ e jetësë për mburrëci time, ndë ditë të Krishtit, që nukë kam ecurë mbë të mbrazëtë, e nukë punova mbë të mbrazëtë.
Pra andaj lutemi gjithënjë për juvet, që t’u aksiosjë Perndia onë mbë të thirrë të ture, e të paguajë thelimën’ e tij të mirënë, e punën’ e besësë me fuqi të tij.
Tuke vështruarë nd’atë që nisi edhe sosi besënë, Iisunë, ai për gëzim që i qe vënë përpara tij duroi kruqnë, pa vënë ndër mënd dhunënë, e ndënji mb’anë të djathëtë të fronit së Perndisë.
Ma Perndia e çdo dhurëtisë, që na thirri nevet ndë nder të tijnë të pasosurinë me anë të Hristo Iisuit me një çikë të pësuarë, ai do t’u teliosjë juvet, do t’u forcojë, do t’u stereosjë, do t’u themeliosjë.
E do të vijë dita e Zotit posi kusari që vjen natënë, e mb’atë Qielltë do të shkojënë me gjëmim, e stihitë nga të ngrohëtitë do të tretenë, edhe dheu edhe punëtë që janë mbë të do të digjenë.