4 (Tuke bërë të luturë për gjithë juvet ndë çdo të falturë tim me gëzim).
E gjithë kohënë nat’ e ditë rrijte ndëpër male, e ndëpër varre, tuke prerë vetëhen’ e tij me gurë.
Kështu u thom juvet, gëzim bënetë përpara Ëngjëjet së Perndisë për një fajëtuar që metanois.
U thom juvet, se kështu do të jetë gëzim ndër Qiell për një fajëtuar që metanois, se për nëntëdhjet’ e nëntë të drejtë që nukë kanë hri për metani.
Se martir është Perndia ime, që unë i lutem me gjithë Shpirt, mbë të vangjelisurë të birit së tij, që unë kurdo u kujtonem juvet.
Ëmëni të plotë gëzimnë tim, me të qënë mbë një zëmërë, me të pasurë një të tillënë dashuri, me të qënë mbë një Shpirt, me të pasurë një kshill.
Sepse shumë ecëjnë, për ata që shumë herë u thaçë juvet, edhe ndashti u thom tuke qarë, që janë armiqt’ e Kruqit së Krishtit.
Pra andaj, vëllazërit’ e mi të dashuritë e të dëshëruaritë, gëzimi e kurora ime, kështu të rriji pa tundurë mbë Zonë, o të dashurë.
Sepse edhe ndë jam larg me trup, ma me Shpirt jam me juvet bashkë, tuke gëzuarë me të parë taksn’ e mirë tuajnë, e të storsosurit’ e besësë suaj mbë Krishtinë.
Bëjmë lëvdim Perndisë kurdo për gjithë juvet, tuke kujtuarë juvet mbë të falurë tonë.
Sepse kemi gëzim të madh e parigori për dashuri tënde, sepse zëmër’ e Shënjtorëvet është prëjturë me anë tënde, o vëlla.
Shumë u gëzuaçë që gjeçë nga djelmt’ e tu që ecëjnë ndë të vërtetë, sikundrë kemi marrë porsi nga babai.