3 I ap lëvdim Perndisë sime, kurdo që u kujtonem juvet.
Po lëvdimi i qoftë Perndisë, që juvet jeshëtë ropt’ e fajit, po digjuatë me zëmërë sikundrë qe kanoni i dhidhahisë që u kanonistë.
Kurdo lëvdoj Perndinë time për juvet, për dhurëti të Perndisë që u është dhënë juvet me anë të Iisu Hristoit.
Sepse çfarë efharistia mundjëmë nevet t’apëmë te Perndia për juvet, për gjithë gëzim që kemi për juvet përpara Perndisë sonë?
Duhetë që t’apëmë nevet kurdo efharisti Perndisë për juvet, vëllazër, sikundrë ka hie, sepse besa juaj vete sa më shumë tuke rriturë, e shtonetë dashuria e cilitdo nga jush mbë njeri-jatërinë.
Lëvdoj Perndinë që llatreps që nga përint’ e mi të parëtë me fiqir të qëruarë, që të kujtoj tij ndë të fala të mia kurdo nat’ e ditë.