Juvet nukë më zgjuadhtë mua, po un’ u kam zgjedhurë juvet, e u vura juvet që të viji e të bëni pemmë, e pemma juaj të jet’ e duruaçme; e andaj çdo gjë që të kërkoni nga babai mbë ëmër tim, do t’ua apë juvet.
Atij që erdhi ndër juvet, sikundr’ erdhi ndë gjithë botë, e bën pemmë e rritetë, si edhe ndër juvet, që mb’atë ditë që digjuatë, e njohtë dhurëtin’ e Perndisë me të vërtetë.
Çdofarë të munduarë adha sa për të ndashtime nukë duketë që bie gëzim, po pikëllim. Ma pas ca kohet bie një pemmë të butë të së drejtësë mb’ata që janë të munduarë mbë të.
Tuke rruarë mirë ndë mes të filiravet, që tek u heqëjnë ndë gojë juvet si njerëz të këqinj, si të shohënë punëratë tuaj të miratë, të lëvdojënë Perndinë ndë ditë që do të shohë.
E juvet posi gurë të gjallë jini ktisurë mbi të, një shtëpi e Shpirtit, një Priftëri Shënjte, për të prurë kurbane të Shpirtit, të pëlqiera te Perndia, me anë të Iisu Hristoit.
Ma juvet, fili e cgjedhurë, Priftëri e mbretit, Milet i Shënjtëruarë, llao i fituarë nga Perndia, për të rrëfierë të miratë e atij që u thirri juvet nga errëcira ndë dritë të tij të çuditurënë.
E ndë u shafçi për ëmër të Krishtit, lum juvet; sepse Shpirti i nderit edhe i Perndisë prëhetë mbë juvet. Ai prej asuresh shahetë, e prej jush nderonetë.