E të mos jini të kthierë sikundrë kthenetë këjo jetë, po ktheni vetëhenë tuaj me të përtërijturë të mëndiesë suaj, që të njihni juvet cila është thelim’ e Perndisë e mira e më e pëlqiera, edhe e sosura.
Sepse të mburturitë tanë këjo është, fiqiri inë i qëruarë, sepse rruam na ndë botë me zëmërë të hapëtë e me të drejtë të Perndisë, jo me sofi të kurmit, po me hir të Perndisë, edhe më tepërë mbë juvet.
Sepse nukë jemi si të shumëtë, që shesënë fjalën’ e Perndisë, po si nga zëmër’ e qëruarë, si nga an’ e Perndisë, flasëmë përpara Perndisë mbë Krishtinë.
Tuke mbajturë e tuke dëftuarë fjalën’ e jetësë për mburrëci time, ndë ditë të Krishtit, që nukë kam ecurë mbë të mbrazëtë, e nukë punova mbë të mbrazëtë.
Që të stereosenë zëmëratë tuaj pa faj ndë Shënjtëri, përpara Perndisë e babait sonë, mbë t’ardhurë të Zotit sonë Iisu Hristoit, bashkë me gjithë Shënjtorë të tij.
E vetë Perndia e paqit t’u Shënjtërojë juvet mbë gjithë punëra, që t’u ruhetë Shpirti juaj i tërë edhe kurmi pa fëjierë mbë t’ardhurë të Zotit sonë Iisu Hristoit.
I di punët’ e tua, e mundimnë tënd, edhe durimnë tënd, e që nukë mund të duroç të këqinjtë; e që ke vënë mbë dhoqimí ata që thonë se janë Apostoj, e nukë janë; e i ke gjeturë ata gënjeshtjarë.