Posi një njeri që vete ndë kseniti, e që la shtëpin’ e tij, e dha ndë kopij të tij urdhërinë, edhe nde cilido punën’ e tij, e portarë e porsiti të rrijë zgjuarë.
Kush më shërben mua, le të vijë pas meje; e atje që jam unë, atje do të jetë edhe ai që shërben mua. E kush të më shërbejë mua, do ta nderojë atë babai.
Kini kujdes dha vetëhenë tuaj, edhe gjithë griqnë që u vuri mbë të juvet Shënjti Shpirt piskopë, të kullotni Qishën’ e Perndisë, që e ka fituarë me gjak të tij.
Mbë gjith’ ata që gjëndenë ndë Rom, të dashurit’ e Perndisë, që quhenë Shënjtorë, dhuratë mbë ju, edhe paq nga Perndia babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
Pavllua Apostolli i Iisu Hristoit me të dashurë të Perndisë edhe vëllai Timotheoi mbë Qishë të Perndisë që është ndë Korintho, e mbë Shënjtorëtë që janë ndëpër gjith’ Ahai.
Sepse ditën’ e sorme njerëz dhidhaks unë (të besoni) a Perndinë? Kërkoj unë mbase të pëlqej njerëzet? Të keshë pëlqierë njerëzet, nukë jeshë ropi i Krishtit.
Po me të vërtetë edhe i sillois, se janë të gjitha dëm për të lartë të njohurit Iisu Hristoit Zotit sim, që për atë u dëmëtuaçë të gjitha, e sillois se janë gjithë gërdhu, që të fitoj Krishtinë.
Pavllua, e Silluanoi, e Timotheoi mbë Qishë të Seleniqotet, mbë Babanë Perndinë, e mbë Zonë Iisu Hristonë, le të jetë dhurëti mbë jush, e paq nga Perndia Babai inë, edhe nga Zoti Iisu Hristoi.
Po ndonëse patmë hequrë shumë të këqia më përpara, e të shara, sikundr’ e diji, ndë Filippë, ma patm tharos te Perndia onë të flasëmë mbë ju Ungjill’ e Perndisë me shumë të përpjekurë.
Atëherë kur të vijë për të nderuarë mbë Shënjtorë të tij e të bënetë i çuditurë mbë gjith’ ata që kanë besuarë (sepse u besua martiria onë mbanë juvet) mb’atë ditë.
Ashtu duhetë të jenë edhe dhiakonët’ e tij, të nderçurë, jo me di faqe ndër fjalë, të mos kenë mëntë ndë shumë verë, të mos jenë dhënë ndë fitim të lig.
Pavllua, ropi i Perndisë e Apostolli i Iisu Hristoit, sikundrë është besa e së cgjedhuret së Perndisë, e të njohurit’ e së vërtetësë, që është sikundr’ është evsevia.
Simeon Petrua, ropi e apostolli i Iisu Hristoit, mb’ata që të tillënë kanë marrë bara mbë nevet me short besënë me të drejtë të Perndisë sanë e të Sotirit Iisu Hristoit.
Apokalipsi Iisu Hristoit, që ja pat dhënë atij Perndia t’u dëftojë ropet së tij ato punëra që duhetë të bënenë shpejt. E ai si i dërgoi me anë të Ëngjëllit së tij i shënoi mbë ropn’ tij e tij Ioannë.
Mistirionë e shtatë ullet, që pe mbë dorë time të djathëtënë, e të shtatë lihnit’ e arta. Të shtatë ulltë, janë Ëngjëj të shtatë Qishëvet, e të shtatë lihnitë, që pe, janë shtatë qishëra.
E raçë përpara këmbëvet së tij të falishë, po ai më tha mua: Ruaju të mos e bëç. Unë jam rop si edhe ti, e si vëllazërit’ e tu ata që kanë martirin’ e Iisuit. Nde Perndia falu, sepse martiria e Iisuit është Shpirti i profitisë.
E më thotë mua: Ruaju të mos bëç këtë, sepse jam rop si ti, edhe si vëllazërit’ e tu profitëtë, e ata që ruajnë fjalët’ e kësaj karte. Mbë Perndinë falu.