Biblia Todo Logo
Bìoball air-loidhne

- Sanasan -

Titonë 1 - Dhjata e Re 1827


Krie e parë

1 Pavllua, ropi i Perndisë e Apostolli i Iisu Hristoit, sikundrë është besa e së cgjedhuret së Perndisë, e të njohurit’ e së vërtetësë, që është sikundr’ është evsevia.

2 Për shpëresë të jetësë pasosurë, atë që Perndia që nukë gënjen e taksi pa dhe të nisurë të jetëvet.

3 E ka të çfaqurë mbë kohë të ture fjalën’ e tij, me anë të dhidhahisë që qe besuarë mbë mua me porsi të Perndisë që shpëton nevet.

4 Mbë Titonë djalën’ e dashurë sikundr’ është besa që kemi bashkë, dhurëti, ndëjesë, e paq nga Perndia Babai, edhe nga Zoti Iisu Hristoi që shpëton nevet.

5 Për këtë punë të laçë ti ndë Krit, që të vëç mb’udhë ato që lipsenë, e të vëç qutet mbë qutet Priftër, sikundrë të paçë porsiturë unë.

6 Njerinë që të jetë pa kallëzi, që ka pasurë një grua vetëmë, që të ketë djelmt’e tij të besësë, që të mos jenë kallëzuarë ndë kurvëri, a të jenë të pabindurë.

7 Sepse duhetë që Piskopi të jetë pa faj, si Ikonom i Perndisë, jo perifan, jo zëmërak, jo arsëz, jo i dhënë ndë verë, jo rrahës, jo lakëmeës.

8 Po të dojë të huajtë, të dojë të mirënë, të jetë i mbëjedhurë, i drejtë, Shënjt, i mbajturë.

9 Të mbahetë nga fjal’ e besësë së dhidhahisë, që të mundjë t’apë nasihat së tjerëvet, me dhidhaskali të shëndoshë, e të qërtojë ata që rrinë kondrë.

10 Sepse janë shumë të pabindurë, fajëtorë e gënjeshtjarë, e më tepërë ata që janë nga nemuri i së prerëvet.

11 Ature duhetë t’u thurjënë gojënë. Ata nakatosjënë gjithë shtëpitë tuke dhidhaksurë punëra që s’kanë hie, për të poktisurë pak gjëkafshë.

12 Çocili prej suresh, profit i ture, tha: Kritikotë janë kurdo gënjeshtjarë, bishë të këqia, barqe të pambushura.

13 Këjo fjalë ësht’ e vërtetë, andaj qërtoi ti ata fort, që të shëronenë ndë besë.

14 Të mos vënë veshnë ndë pralla të Çifutet e ndë porsira të njerëzet, që urrejënë të vërtetënë.

15 Të gjitha janë të qëruara për të qëruaritë, e për të pëgërë pa e për të pabesëtë, s’është ndonjë e qëruarë, po ësht’ e molepsurë mëndëja e ture edhe fiqiri.

16 Molloisjënë se njohënë Perndinë, e me të bënat’ e ture e arnisjënë, sepse janë të ndierë, e të pabindurë, e të pavëjierë mbë çdofarë punë të mirë.

Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.

Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.

Interconfessional Bible Society of Albania
Lean sinn:



Sanasan