Mattheo 3 - Dhjata e Re 1827Krie e tretë 1 E mb’ato dit ahiere, erdhi Ioanni pagëzori e qiriks ndë erëmi të Iudheësë. 2 E thoshte: Metanoisni, se afër është mbretëria e Qiellvet. 3 Kij ësht ai që u tha nga Profiti Isaia, që thoshte: Zë i atit që thëret ndë erimi. Dërtoni udhën’ e Zotit, të bëni të drejta monopatet’ e tij. 4 E ai Ioanni Robat e tij i kish nga lesht’ e Gamilësë, edhe mbë mes të tij brez të lëkurtë. Edhe të ngrënët e tij qe vllastarë, edhe mjaltë t’egrë. 5 Ahiere erdhë tek ai gjithë të Ierusalimit, edhe gjithë sa qenë afër Iordhanit. 6 E pagëzoneshnë ndë Iordhan nga ai, e ksomollojiseshnë fajet’ e ture. 7 E si pa shumë nga Farisetë e Sadhuqejtë, që vijnë ndë pagëzim të tij, u tha ature: Pjellat’ e nepërkavet, cili u dëftoi juvet që të ikëni nga urgjija që vjen? 8 Bëni dha pemmë që të gjajë me metani. 9 E mos thoi me vetëhe, që Avraamnë kemi baba, sepse u thom juvet, se Perndia mund edhe nga këta gurë të krejë djelm t’Avraamit. 10 Ja edhe sopata afër rrëzës’ së lisavet është; çdo lis që z’bën pemmë të mirë, pritetë, e vihetë mbë zjar. 11 Unë pagëzoj juvet me ujë, që të metanoisni, po ai që vjen pas meje është më i fortë nga meje, atij nukë jam i zoti t’i mbaj këpucëtë. Ai do t’u pagëzojë juvet me Shpirt të Shënjtëruarë edhe me zjar. 12 Ai ka ndë dorë të tij lopatënë, e do të qërojë lëmën’ e tij, e do të vërë nd’ambar grurët’ e tij, e kashtënë do ta djegë me zjar të pashuarë. 13 Ahiere erdhi edhe Iisui nga Galilea ndë Iordhan nde Ioanni, të pagëzonej prej tij. 14 Po Ioanni e mbodhis atë e i thoshte: Unë kam shtrëngim të pagëzonem prej teje, e ti vjen tek meje? 15 Edhe Iisui u përgjeq e i tha atij: Le ato ndashti, se ashtu ësht’ e udhësë ndë nevet, të bëjëmë gjithë qedhiosinë. Ahiere e la atë. 16 E si u pagëzua Iisui, dolli atë çast nga ujëtë, e ja e ju hapnë Qielltë, e pa shpirtin’ e Perndisë, që zbriti posi pëllumbë e erdhi mbë atë. 17 E ja zë nga Qielltë që thosh: Kij është i biri im i dashuri, që mbë të prëhem. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania