Mattheo 25 - Dhjata e Re 1827Krie e njëzetepesëtë 1 Ahiere do të gjajë mbretëria e Qiellvet me dhjetë vashëza të panjohurë burrë, që ato si muarrë llambadhat’ e ture, duallë të pritnë dhëndërinë përpara. 2 E nga ato, të pesa qenë të mënçura, e të pesa të marra. 3 E ato të marratë, si muarë llambadhat’ e ture, nukë muarrë vaj me vetëhe. 4 E të mënçuratë muarrë vaj ndë enë të ture bashkë me llambadhat’ e ture. 5 E si u suall dhëndëri të vij, i zu gjumi të gjitha e flijnë. 6 E ndë mes të natësë u bë një të thirturë: Ja, dhëndëri vjen, dili përpara atij ta pritni. 7 Atëherë u ngrenë gjith’ vashazëtë e zunë të ndreqnë llambadhat’ e ture. 8 E të marratë u thanë së mënçuravet: Epnani edhe nevet nga vaji juaj, se llambadhatë tona na shuhenë. 9 Edhe të mënçuratë u përgjegjnë, e u thanë: Mos nukë na sosjë navet edhe juvet, po më mirë hajdeni nd’ata që shesënë, e bleni për vetëhe tuaj. 10 E si van’ ato të bleijnë, erdhi dhëndëri, e ato që qenë hazër, hinë me atë bashkë ndë dasmëra, e u mbill dera. 11 E më pastaj erdhë edhe të tjeratë vashëza, e thoshnë: Zot, zot, hapna edhe nevet. 12 Edhe ai u përgjegj, e u tha: Me të vërteta u thom juvet, se nuk’ u njoh juvet. 13 Rrini dha zgju(a)rë, se nukë dini ditënë, as sahatnë, nd’atë që vjen i biri i njeriut. 14 Sepse posi një njeri që duaj të vij ndë kseniti, thirri kopijt’ e tij, e u dha ature gjën’ e tij. 15 E njërit i dha pesë kuleta, e tjatërit di, tjatërit një, gjithëkujt sikundrë kish fuqinë, e atë çast iku. 16 E ai që muarr të pesë kuletatë, si vate, punoi me ato, e fitoi të tjera pesë kuleta. 17 Ashtu edhe ai me të dia, fitoi edhe ai di të tjera. 18 E ai që mori njërënë, vate, e rrëmoi mbë dhe, e e fshehu ergjëndn’ e zotit së tij. 19 E pas shumë kohet na e vjen i zoti ature kopijet, e zu të bën me ata llogari. 20 E ju qas ai që kish marrë të pesë kuletatë, e pru të tjera pesë kuleta, e tha: Zot, pesë kuleta më dhe mua, vështo, pesë të tjera kuleta fitova me ato. 21 Edhe zot’ i tij i tha atit: Aferim, kopil i mirë edhe i besuarë. Ndë të paka u bëre i besuarë, ndë të shuma do të besoj. Hirë brënda ndë gëzim të zotit sit. 22 E si ju qas edhe ai që kish marrë të di kuletatë, i tha: Zot, di kuleta më dhe mua, vështo edhe di të tjera kuleta fitova me ato. 23 I tha atij zot’ i tij: Aferim, kopil i mirë edhe i besuarë. Ndë të paka u bëre i besuarë, ndë të shuma do të besoj. Hirë brënda ndë gëzim të zotit sit. 24 E si u qas edhe ai që mori njërënë kuletë, i tha: Zot, unë të njoha ti që je njeri i prapë, që kuarr atje që nukë mbolle, e mbëjedh atje që nukë përhape. 25 E sepse u trëmçë, vajta e fsheha kuletënë tënde mbë dhe. Vështo e ke tëndenë. 26 E zot’ i tij u përgjegj, e i tha atij: Kopil i keq edhe i përtuarë, ti dije se unë kuarr atje që nukë mbolla, e mbëjedh atje që nukë përhapa. 27 Duhej dha ergjëndnë tim ta vëre nd’ata që këmbejënë asprëtë, e si të vijë unë, dojë ta marrë timenë me fajde. 28 Mirri dha nga ai kuletënë, e epnie nde ai që ka të dhjetë kuletatë. 29 Sepse nde ai që ka do të ipetë, e do të tepëronetë, e nga ai që s’ka, edhe ajo që ka, do të ngrihetë nga ai. 30 Edhe kopiln’ e pavëjierë shtirie jashtë ndë skotadh të thellë. Atje do të jetë të qarëtë, edhe të dredhurit’ e dhëmbëvet. 31 Edhe si të vijë i biri i njeriut me lëvdim të tij, edhe gjithë shënjtër ëngjëjitë me të bashkë, ahiere do të rrijë mbi fron të lëvdimit së tij. 32 E do të mbëjidhenë përpara tij gjithë filitë, e do t’i veçojë ata njërinë nga jetëri, sikundrë veçon çobani dhëntë nga dhitë. 33 E dhëntë do t’i vërë mb’anë të tij të djathëtë, e dhitë mb’anë të mëngjërë. 34 Ahiere do të thotë mbreti nd’ata që janë mb’anë të djathëtë të tij: Ejani juvet të bekuarit’ e jatit sim, trashëgoni mbretërinë, që është bënë gati për juvet, pa bën’ edhe këjo dinia. 35 Sepse më muarr uja, e më dhatë të ha; më muarr etia, e më dhatë të pi; jeshë i huaj, e më përmbëjuadhtë. 36 I sveshurë, e më veshtë; u sëmurçë e më patë kujdes; ndë hapsanë jeshë, e erdhtë tek meje. 37 Ahiere do të përgjegjenë nde ai të drejtitë, e do të thonë: Zot, kur të pam të urëtë, e të ushqiem; a të eturë e të dham e pive? 38 Edhe kur të pam të huaj, e të përmbëjuadhm? A të sveshurë e të veshm? 39 Edhe kur të pam të sëmurë, a ndë hapsanë, e erdhm tek teje? 40 Edhe mbreti do t’u përgjegjetë, e do t’u thot’ ature: Me të vërteta u thom juvet, sa të mirë bëtë ndë një nga këta vëllazërit’ e mi të varfëritë, tek meje e bëtë. 41 Ahiere do të thotë edhe mb’ata që janë mb’anë të mëngjërë: Ikëni nga meje, ju të mallëkuaritë ndë zjar të pashuarë, që është bënë hazër për djallinë, edhe ëngjëjit’ e tij. 42 Sepse më muarr uja, e nukë më dhatë të hajë, më muarr etia, e nukë më dhatë të pijë. 43 I huaj jeshë e nukë më përmbëjuadhtë; i sveshurë, e nukë më veshtë; i sëmurë, e ndë hapsanë, e nukë erdhtë të më keni kujdes. 44 Ahiere do t’i përgjegjenë atij edhe ata, e do t’i thonë: Zot, kur të pam të urëtë, a të eturë, a të huaj, a të sveshurë, a të sëmurë, e nukë të bëm ti husmet e ndihmë? 45 Ahiere do të përgjegjetë mb’ata, e do t’u thotë: Me të vërteta u thom juvet, sa të mirë nukë bëtë ndë një nga këta të varfëritë, as tek meje nukë bëtë. 46 E do të venë këta ndë pisë të pasosurë, e të drejtëtë ndë jetë të pasosurë. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania