Mattheo 17 - Dhjata e Re 1827Krie e shtatëmbëdhjetëtë 1 E pas gjashtë ditet, muarr Iisui Petronë edhe Iakovonë, edhe Ioannë vëllan’ e tij, e i hipi ata ndë një mal të lartë veçë mbënjanë. 2 E u metamorfos (ndërroi të parëtë) përpara ature, e faqea e tij i ndriti posi Dielli, e rrobat’ e tij u bënë të bardha posi drita. 3 E na e u duk nd’ata Moisiu edhe Ilia, e kuvëndoijnë bashkë me të. 4 E Petrua u përgjegj, e i tha Iisuit: Zot, mirë është të rrimë navet këtu; ndë do, të bëjëmë këtu tre tënda, një për ti, e një për Mosinë, e një për Ilianë. 5 E tek flit ai akoma, na, e erdhi një re e feksurë, e i mbuloi ata, e na, një zë nga reja që thosh: Kij është biri im i dashuri, që mb’atë prëhem unë, atit t’i digjoni. 6 E si e digjuanë mathitejtë ranë përmbis mbi faqe të ture, e u frikuanë shumë. 7 E Iisui erdhi pranë, e i zuri ata, e u tha: Ngreuni, mos u frikoni. 8 E kur ngrijtinë sit’ e ture, s’panë ndonjë tjatër përveçme Iisunë vetëmë. 9 E kur zbritn’ ata nga mali, i porsiti ata Iisui, e u tha: Mos thoi njeriut këtë që patë ngjera sa të ngjalletë nga të vdekuritë i biri njeriut. 10 E e pietn’ atë mathitit e tij, e i thanë: Pse grammatejtë thonë dha, se Ilia do të vijë përpara? 11 Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature, se Ilia vjen përpara, e do të vërë gjithë botënë ndë taks. 12 Edhe u thom juvet se Ilia erdhi ndashti, po nuk’ e njohn’ atë, e i bënë atij, sa që deshnë. Kështu edhe i biri i njeriut do të pësojë nga ata. 13 Ahiere kupëtuanë mathitejtë se për Ioannë vaptistinë ju thosh ature. 14 E si erdh’ ata tek qe turm’ e njerëzet, erdhi nde ai një njeri, e ju përgjegj. 15 E i thosh: Zot, le të të vijë likshtë për tim bir, se e zë bëtaja, e mundonetë shumë. Shumë herë bie ndë zjar, e shumë herë ndë ujë. 16 E e pruva atë ndë mathiti të tua e nukë mundnë ta shëroijnë. 17 Edhe Iisui u përgjegj, e i tha: O soj i pabesë edhe i shtrëmbërë, ngjera kur të jem me juvet? Ngjera kur të u duroj juvet? Bimani atë këtu. 18 E e qërtoi atë Iisui, e dolli nga ai i paudhi, e u shërua atë sahat djali. 19 Ahiere erdhë mathititë nde Iisui vetëmë mbënjanë, e i thanë: Pse navet nukë mundm ta krejëmë atë? 20 Edhe Iisui u tha ature, se nukë besoni mirë. Se u thom me të vërteta, ndë paçi besë sa një koqe sinapit, do të thoi këtit malit: Ngreu këteje, e hajde atje, e do ta bëjë, e do të mos jetë ndë ju ndonjë që të mos bënetë. 21 Po kij soj i djajet nukë del ndrishe, përveçme me të falturë, edhe me t’agjëruarë. 22 E si vijnë ata rrotull ndë Galileë, u tha ature Iisui: Do të ipetë i biri njeriut ndë duar të njerëzet. 23 E do ta vrasënë atë, e të tretënë ditë do të ngrihetë. E u helmuanë shumë. 24 E si erdhë ata ndë Kapernaum, ju qasnë Petrosë ata që mbëjedhënë haraçetë, e i thanë: Dhaskali juaj nukë paguan haraçnë? 25 U thotë: Paguan. E kur hiri ndë shtëpi, i tha atij më përpara Iisui: Si të duketë, Simon? Mbretërit’ e dheut nga cilëtë marënë të dhënatë a haraçnë? Nga bijt’ e ture, a nga të huajtë? 26 E i thot’ atij Petrua: Nga të huajtë. I thot’ atit Iisui: nd’është kështu, të bijtë jan’ elefthero. 27 Po që të mos skandhalisjëmë ata, hajde ndë det, e vurë angjistrënë, e atë pishk që të dalë përpara, ngree, e hapi gojën’ e tij, e do të gjeç një statirë, e si ta març atë, epua ature për mua, edhe për tij. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania