Mattheo 14 - Dhjata e Re 1827Krie e katërmbëdhjetëtë 1 Ahiere mb’atë kohë, digjoi Irodhi Tetrahi zën’ e Iisuit. 2 E u tha djelmet së tij: Kij është Ioanni Vaptistiu, ai u ngre nga të vdekuritë, e andaj bënenë tek ai gjithë këto çudi. 3 Se Irodhi e zuri Ioannë, e e lidhi, e e vuri ndë hapsanë për Irodhiadhënë, gruan’ e Filippoit, vëllait së tij. 4 Se i thosh atij Ioanni: Nuk’është ndëjierë tek ti të keç atë. 5 E duaj ta vrit atë, po trëmbej nga bota, se e kishn’ atë posi Profit. 6 E mbë ditë të së lerit së Irodhit, luajti valle vashëza e Irodhiadhësë ndë mes të ture, e i pëlqeu Irodhit shumë. 7 Pra andaj i taksi me be që t’i ip çdo që t’i kërkon. 8 Edhe ajo si e mpsoi mëm’ e saj, i thotë: Amë mua këtu ndë një kupë kriet’ e Ioannit vaptistiut. 9 E mbreti u helmua; po për be që bëri, edhe për ata që rrijnë me të bashkë, porsiti që t’i ipetë. 10 E dërgoi e i preu krietë Ioannit ndë hapsanë. 11 E e prunë kriet’ e tij ndë kupë, e ja dhanë çupësë, e e pruri te ëmm’ e saj. 12 E vanë mathitit’ e tij, e ngrijtinë kurminë, e e kallë ndë varr. E erdhë nde Iisui, e i than’ atë që u bë. 13 Edhe Iisui si digjoi, iku ateje me varkë, e ndënji vetëmë ndë vënd që s’qe njeri, e si digjuanë bota, vanë pas sij mbë këmbë nga qutetetë. 14 E si dolli Iisui pa shumë botë, e i erdhi likshtë për ata, e u shëroi të sëmurët’ e ture. 15 E si u bë natë (u err) ju qasn’ atij mathitit e tij, e i thanë: Vëndi ësht’ erimi, edhe koha është shkuarë, lësho botënë të venë ndëpër fshatëra, e të blejënë të ngrëna për vetëhe të ture. 16 Edhe Iisui u thot’ ature: Nukë duhetë të venë, epuni ju të hanë. 17 Edhe ata i than’ atij: Nukë kemi këtu, përveçmë pesë bukë, edhe di pishq. 18 Edhe Iisui u thotë: Pa bjermëni ato këtu. 19 E si porsiti botënë të rrijnë mbi barëra, e mori të pesë bukëtë, edhe të di pishqetë, e vështoi ndë Qiell e i bekoi, e i theu, e u dha mathitivet bukëtë, e mathitejtë i ndajtinë ndë botë. 20 E hangrë gjithë, e u frinë e ngrijtinë copatë që u tepëruanë, dimbëdhjetë kofina plot. 21 E ata që hangrë qenë burra ngjera pesë mijë, përveçme gravet, edhe djelmet. 22 E atë çast anangasi Iisui mathitit e tij të hijënë ndë varkë, e të presënë atë përteje ngjera sa të lëshojë botënë. 23 E si lëshoi botënë hipi ndë mal vetëmë të bën të falturit’ e tij, e si u err, mbeti vetëmë atje. 24 E varka ishte ahiere ndë mes të detit, e përpiqej nga tallazetë, se qe era kondrë. 25 E ndë të katërtënë pjesë të natësë, vate mb’ata Iisui, tuke ecurë mbi det. 26 E si e panë atë mathitejtë, që ecën mbi det, u frikuanë, e thoshnë, se është fantasi, e nga frika thirrë. 27 E atë çast u foli ature Iisui, e u tha: Kini tharos, unë jam, e mos u trëmbni. 28 E Petrua ju përgjegj atij, e i tha: Zot, ndë je ti, thuajmë që të vij tek tij mbi ujëra. 29 Edhe ai i thotë: Eja. Edhe Petrua zbriti nga varka, e ecën mbi ujëra, të vin nde Iisui. 30 E si pa erënë të fortë, u frikua, e si nisi të mbitej, thirri, e tha: Zot, shpëtomë. 31 E atëherë Iisui ndëri dorënë, e e zuri, e i thotë: Ndë se dhistakse, besëpakë? 32 E si hinë ata ndë varkë, qëndroi era. 33 E ata që qenë ndë varkë, erdhë, e ju falnë, e i thoshnë: Vërtet biri i Perndisë je. 34 E si shkuanë përteje, vanë ndë vënd të Gjenisaretit. 35 E si e njohnë atë burrat’ e atit vëndit, dërguanë rrotullë gjith’ atit vëndit, e prunë nde ai gjith’ ata që ishnë keq e gjëmuarë. 36 E i luteshin’ atij, që të zijnë pëqin’ e rrobësë tij vetëmë e sa që e zunë, u shëruanë. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania