Mattheo 1 - Dhjata e Re 1827Krie e parë 1 Kart e gjenneallogjisë Iisuit Krishtit të birit Dhavidhit, edhe të birit Avraamit. 2 Avraami polli Isaaknë, e Isaaku polli Iakovnë; e Iakovi polli Iudhënë edhe vëllazërit’ e tij. 3 E Iudha polli Faresnë edhe Zaranë nga Thamara, edhe Faresi polli Esromnë, e Esromi polli Aramnë. 4 E Arami polli Aminadhavnë, e Aminadhavi polli Naasonë, e Naasoni polli Sallmonë. 5 E Sallmoni polli Vooznë nga Rahavi; edhe Voozi polli Ovidhnë nga Ruthi; e Ovidhi polli Iesenë. 6 E Ieseu polli Mbretnë Dhavidh; e Mbreti Dhavidh polli Sollomonë nga gruaja e Uriut. 7 E Sollomoni polli Rovoamnë, e Rovoami polli Avianë, e Aviai polli Asanë. 8 E Asai polli Iosafatnë; e Iosafati polli Ioramnë, e Iorami polli Ozianë. 9 E Ozia polli Ioathamnë, e Ioathami polli Ahaznë, e Ahazi polli Ezeqianë. 10 E Ezeqia polli Manasinë, e Manasiu polli Amonë, e Amoni polli Iosianë. 11 E Iosia polli Iehonianë, edhe vëllazërit’ e tij kur i shpunë rop ndë Vavillonë. 12 E pas robëris’ ë Vavillonësë, Iehonia polli Sallathiilnë, e Sallathiili polli Zorovavelnë. 13 E Zorovaveli polli Aviudhnë, e Aviudhi polli Eliaqimnë, Eliaqimi polli Azorë. 14 E Azori polli Sadhoknë, e Sadhoku polli Ahimnë, e Ahimi polli Eliudhnë. 15 E Eliudhi polli Eleazarnë, e Eleazari polli Matthanë; e Matthani polli Iakovnë. 16 E Iakovi polli Iosifnë, burrën’ e Mariasë, që nga ajo u le Iisui që quhetë Krisht. 17 Gjithë brezatë adha që nga Avraami e ngjer te Dhavidhi janë breza katërmbëdhjetë e që nga Dhavidhi e ngjera mbë të ikurë të Vavillonësë janë breza katërmbëdhjetë, e nga të ikurit’ e Vavillonësë ngjera te Krishti, janë breza katërmbëdhjetë. 18 E të leritë e Iisuit Krishtit u bë kështu, sepse u aravonis mëma e tij Maria me Iosifnë, pa bashkuarë fare u gjënd me barrë nga Shënti Shpirt. 19 E Iosifi burr’ i saj sepse qe i drejtë, e nukë duaj ta tregon atë, vuri ndër mënd ta lij atë fshehura e të ikën. 20 E tek mëndonej këto me vetehë të tij, na e ju duk atij mbë gjumë Engjëll’ i Zotit, e i tha: Iosif, i biri Dhavidhit, mos u friko të març me vetëhe gruanë tate Marianë. Se ajo që u bë nde ajo, është nga Shënt Shpirt. 21 E do të pjellë djalë e t’i vëç ëmërinë Iisu, sepse ai do të lefterosjë llaon’ e tij nga fajet’ e ture. 22 Edhe gjithë këjo u bë që të paguhetë ajo që u tha nga Zoti me anë të Profitit që thotë: 23 Ja Vashëza do të bënetë me barrë, e do të pjellë djalë edhe do ta thonë ëmërit’ e tij Emanuil, që do të thotë Perndia me nevet. 24 E si u ngre Iosifi nga gjumi, bëri si e porsiti Ëngjëll’ i Zotit, e muar me vetëhe gruan’ e tij. 25 E nuk’ e njohu atë fare, ngjera sa polli djalën’ e saj të parën’ e të vetëminë, e i vuri ëmërin’ e tij Iisu. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania