Marko 15 - Dhjata e Re 1827Krie e pesëmbëdhjetëtë 1 E atë çast ndë mëngjes u mbëjuadhë të parët’ e priftëret, bashkë me pleqtë edhe me grammatejtë, edhe me gjithë mbëjedhëjënë, e si e lidhnë Iisunë, e shpunë, e e dhanë mbë duar të Pillatosë. 2 E e pieti atë Pillatua: Ti je mbreti i Çifutet? Edhe ai u përgjegj, e i tha atij: Ti e thua. 3 E thoshnë shumë katigori kondr’ atij të parët’ e priftëret. 4 E Pillatua e pieti atë pagjene, e i thotë: Nukë përgjegje fare? Shih mbë sa të kallëzojënë këta tij. 5 E Iisui më nuk’ u përgjegj fare, kaqë që u çudit Pillatua. 6 E ndë çdo të krëmpte u lëshon ature një të hapsosurë, cilinëdo që të kërkoijnë. 7 E qe një që quhej Varavva lidhurë ndë hapsanë bashkë me shokët’ e tij, që kishnë bërë vresëjë ndë nakatosi. 8 E si britnë turma, nisnë të kërkoijnë, sikundr’ u bënte ature kurdo. 9 Edhe Pillatua u përgjegj ature, e u tha: Doi t’u lëshoj juvet Mbretn’ e çifutet? 10 (Se e dij që nga zilia e dhan’ atë nde ai të parët’ e priftëret). 11 E të parët’e priftëret vunë turmënë që të kërkoijnë prej sij t’u lëshon më tepër Varavvanë. 12 E Pillatua u përgjegj, e u tha ature pagjene: Ç’doi dha t’ua bëj atë që thoi Mbret të çifutet? 13 Edhe ata pagjene britnë më fort: Mbërthee atë ndë Kruq. 14 E Pillatua u thosh ature: Ç’të keq u bëri? E ata më shumë thërrisnë: Mbërthee atë ndë Kruq. 15 Edhe Pillatua sepse deshi të bën zëmërën’ e turmësë, u lëshoi ature Varavvanë, e Iisunë si e rrahu me kamçi, e dha të mbërthenej ndë kruq. 16 E e muarrë atë trimatë, e e shpunë ndë avlli tek është Pretori, e thërresënë gjithë biliknë. 17 E e veshnë atë me rrobë të kuqe; e pleksnë një kurorë nga gjëmba, e ja vunë mbë kokë. 18 E nisnë ta përshëndetn’ atë e t’i thoshnë: Gëzo, o mbret i çifutet. 19 E rrihnë kokën’ e tij me kallam, e pështijnë mbë të, e bijnë mbë dhe, e i falejn’ atij. 20 E kur përqeshnë me të, i sveshnë rrobën’ e kuqe, e i veshnë rrobat’ e tij, e e nxuarë jashtë, ta mbërtheijn’ atë ndë Kruq. 21 E angarepsnë tek shkon ateje një Simon Qirineo (që vinte nga ara, baban’ e Aleksandhroit edhe Rufosë), të mirr Kruqn’ e tij. 22 E e bienë atë ndë vënd të Gollgothait, që domethënë: Vënd i krerëvet. 23 E i ipnë atij të pij verë nakatosurë me smirnë, e ai nuk’ e mori. 24 E si e mbërthienë atë ndë kruq, ndajtinë rrobat e tij, e vunë short mbi to, ç’të mirr gjithëkush. 25 E qe sahati tre, e e mbërthienë atë ndë kruq. 26 E gram’ e katigorisë tij qe shkruarë: MBRETI I ÇIFUTET. 27 E bashkë me atë mbërthienë ndë kruq di kusarë, njërinë mb’anë të djathëtë, e tjatërinë mb’anë të mëngjërë të tij. 28 E dolli e vërtetë karta që thosh: Edhe me paranomë u mëndua. 29 E ata që shkoijnë udhësë e vllasfimisn’ atë tuke tundurë kokën’ e ture mbë të, e thoshnë: Bobo mbë tij që prish Naonë, e mbë tri dit e dërton. 30 Shpëto vetëhenë tënde, e zbrit nga kruqi. 31 Kështu edhe të parët’ e priftëret thoshnë tuke përqeshurë njëri me jatërinë, bashkë me gramatejtë: Të tjerë shpëtoi, e vetëhen’ e tij s’mund të shpëtojë. 32 Krishti, mbreti i Israilit, le të zbresë ndashti nga kruqi, që të shohëmë e të besojëmë. Edhe ata që qenë mbërthierë bashkë me të ndë kruq, e shaijn’ atë. 33 E si u bë sahati gjashtë, u bë erësirë mbë gjithë dhe, ngjera mbë nëntë sahat. 34 E ndë të nëntënë sahat, thirri Iisui me zë të madh, e tha: Elloi, elloi, llama savahthani? Që domethënë: O Perndi, o Perndi, pse më le? 35 E si e digjuanë ca nga ata që rrijn’ atje, thoshnë: Ja, Ilianë thërret. 36 E u lëshua një, e mbushi një sfungar uthullë, e si e vuri ndë një kallam, ja ip të pij, e thosh: Liri të shohëmë, ndë vjen Iliaja ta zbresj’ atë. 37 E Iisui si nxori një zë të madh, dha Shpirtinë. 38 E perdheja e naoit u çuar mbë di, që sipërit e ngjera përposh. 39 E si e pa Qentirioni që rrij karshi atij, që si thirri kështu dha Shpirtinë, tha: Vërtet i biri i Perndisë qe kij njeri. 40 E ishnë edhe gra që vësh(t)roijnë për së largut, e bashkë me ato qe edhe Magdhalini Maria, edhe Maria mëm’ e Iakovoit së vogëlë edhe Iosiut, edhe Sallomi. 41 Ato që edhe kur qe ndë Galileë vijnë pas sij, e i shërbeijn’ atij, edhe shumë të tjera që patn’ ardhurë bashkë me atë ndë Ierusalim. 42 E poqë u err (sepse qe e prëmte, e parë e së Shëtunësë). 43 Erdhi Iosifi që qe nga Arimathia, plak bujar, që edhe ai qe që prit mbretërin’ e Perndisë, e guxoi e hiri nde Pillatua, e kërkoi kurmin’ e Iisuit. 44 E Pillatua u çudit nd’është që vdiqi, e si thirri Qentirionë, e pieti pa atë ndë vdiqi. 45 E si mpsoi nga Qentirioni, ja dhëroi kurminë Iosifit. 46 E si bleu një çarçaf, e si e dërmoi atë nga Kruqi, e pështolli ndë çarçaf, e e vuri atë ndë varr që ishte peleqisurë nga shpellë, e lukurisi një gur të madh mbë derë të varrit. 47 E Magdhalini Maria edhe Maria e Iosiut, vështroijnë ku e kllasënë. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania