Lluka 18 - Dhjata e Re 1827Krie e tetëmbëdhjetëtë 1 E u thosh ature edhe paravoli për të falturë gjithënjë, e të mos lodhenë. 2 Tuke thënë: Ndë një qutet qe një Gjukatas, që nukë trëmbej Perndisë, as kish turpn’ e njerëzet. 3 E mb’atë qutet ishte një grua e ve, e ajo vij tek ai, e thosh: Bëmë gjuq me armiknë tim. 4 E për shumë kohë nukë deshi t’i bën. Më të pastajmenë thotë me vetëhe të tij: Ndonëse Perndisë s’i trëmbem, e nga njeri nukë kam turp. 5 Ma sepse më rëndon këjo grua e ve, le t’i bëj gjuqnë, që të mos vijë gjithënjë të më çajë krietë. 6 E digjuatë, tha Zoti, se ç’tha gjukatësi i shtrëmbërë. 7 E po Perndia do të mos bëjë gjuqnë të zgjedhuret së tij, që thërresënë nde ai dit’ e natë, e do të përtojë për dëm të ture? 8 U thom juvet që do të bëjë gjuqn’ e ture shpejt. Po kur të vijë i biri i njeriut, do të gjejë vallë besënë mbë dhe? 9 E tha edhe këtë paravoli për ca që kishnë omuth mbë vetëhe të ture se qenë të drejtë, e shajnë të tjerëtë. 10 Di njerëz hipnë ndë Iero të falishnë, njëri Fariseo, e tjatëri kumerqar. 11 Fariseua qëndroi e falej këto me vetëhe të tij: O Perndi, të lëvdoj, se nukë jam si njerëzit’ e tjerë, rrëmbeës, të shtrëmbërë, kurvjarë, as si edhe kij Kumerqari. 12 Agjëroj di herë mbë javë, ap të dhjetëtënë ndë sa gjë që kam. 13 E kumerqari qëndroi për së largut, e nukë duaj as sitë të ngrij ndë Qiell, po rrihte gjoksn’ e tij, e thosh: Ndëjemë, o Perndi, mua fajëtuarë. 14 U thom juvet, që kij u kthe i drejtë ndë shtëpi të tij, e jo tjatëri. Se cilido që ngrë vetëhen’ e tij, do të gremisetë, e ai që unj vetëhen’ e tij, do të ngrihetë. 15 E i bijnë atij akoma edhe foshnjëtë, që t’i zij ata; e si panë mathitit’ e tij, i qërtuanë ata. 16 E Iisui i thirri ata, e tha: Liri djelmtë të vijënë tek u, e mos i mbani ata, se të tillëvet është mbretëria e Perndisë. 17 Me të vërteta u thom juvet, se ai që të mos dheksjë mbretërin’ e Perndisë posi foshnjë, do të mos hijë mbë të. 18 E e pieti atë një nga të parëtë, e tha: O dhaskal i mirë, ç’të bëj unë që të marr pjesë jetën’ e pasosurë? 19 Edhe Iisui i tha atij: Pse më thua të mirë? Ndonjë nuk’ ësht’ i mirë përveçme Perndisë vetëmë. 20 Porsitë i di: mos kurvëro, mos vra, mos vidh, mos bën martiri të rreme, ndero babanë tënd, edhe mëmënë tënde. 21 Edhe ai i tha: Të gjitha këto i kam ruajturë që mbë të ri tim. 22 E si digjoi këto Iisui, i tha atij: Edhe një akoma të lipsetë tij, shit gjithë sa ke, e ndajua së varfëret, e do të keç hazine ndë Qiell, e eja pas meje. 23 E ai si digjoi këto, u helmua, sepse qe shum’ i pasurë. 24 E si e pa atë Iisui, që u helmua, tha, se me shumë zahmet do të hijënë ata që kanë gjë, ndë mbretëri të Perndisë. 25 M’e kollajtë është të shkojë gamilia ndëpër vërë të gjëlpërësë, se të hijë i pasuri ndë mbretëri të Perndisë. 26 E ata që digjoijnë thanë: E kush mund të sosetë? 27 Edhe ai u tha: Ato që s’janë të kollajta mb’anë të njerëzet, janë të kollajta mb’anë të Perndisë. 28 E Petrua i thotë: Ja navet që i lam të gjitha, e erdhm pas teje. 29 Edhe ai u thot’ ature: Me të vërteta u thom juvet, se nuk’ është ndonjë që ka lënë shtëpi, a përinj, a vëllazër, a grua, a djelm, për dashuri të mbretërisë së Perndisë. 30 Që të mos marrë më shumë ndë këtë kohë, e jetë të pasosurë ndë jetë që vjen. 31 E si mori të dimbëdhjetë mbënjanë, u thot’ ature: Ja, që vemi ndë Ierusalim, e do të paguhenë gjith’ ato që janë shkruarë nga profitëtë për të bir’ e njeriut. 32 Sepse do të ipetë ndë duar të së pabesëvet, e do të përqeshetë, e do të pështihetë. 33 E si ta rrahënë me kamçi, do ta vrasën’ atë, e të tretënë ditë do të ngjalletë. 34 E ata nukë kupëtuanë fare nga këto, e qe këjo fjalë e fshehurë nga ata, e nukë noisnë ato që u thuheshnë. 35 E kur u afërua ai ndë Ieriho, një i verbërë rrijte mb’udhë e lipën. 36 E si digjoi turmënë që shkon, piet: Ç’është këjo? 37 E i rrëfienë atij që shkonte Iisui Nazarinoi. 38 E thirri, e tha: Iisu, i biri Dhavidhit, lejmonismë mua. 39 E ata që vijnë përpara e qërtoijn’ atë të pushon. E ai gjithënjë thërrit më tepër: I biri Dhavidhit, lejmonismë mua. 40 E Iisui qëndroi, e porsiti të ja bienë atë përpara, e kur erdhi ai afër, e pieti atë. 41 E i tha: Ç’do të të bëj ti? Edhe ai i tha: Zot, të shoh. 42 Edhe Iisui i tha atij: Shih, besa jote të shpëtoi ti. 43 E atë çast pa ai, e i vij pas si, tuke lëvduarë Perndinë. E gjithë llaoi si panë këtë, dhanë lëvdim Perndisë. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania