Lluka 15 - Dhjata e Re 1827Krie e pesëmbëdhjetëtë 1 E ju afëruanë atij gjithë kumerqarëtë edhe fajëtorëtë, për të digjuarë atë. 2 E Farisejtë edhe Grammatejtë murmurisnë, e thoshnë se: Kij merr afër fajëtorëtë, e ha bashkë me ta. 3 E u vuri ature përpara këtë paravoli, e u tha: 4 Cili njeri prej juvet të ketë njëqind dhënt, e ndë humbtë një nga ato, nukë lë të nëntëdhjet’enënta nd’erimi, e nukë vete të kërkojë të humburënë ngjera sa ta gjejë atë? 5 E si ta gjejë, e vë mbë krahë të tij, tuke gëzuarë. 6 E si të vijë mbë shtëpi, thërret miqtë, edhe gjitontë, e u thot’ ature: Gëzouni bashkë me mua, se gjeta delenë time të humburënë. 7 U thom juvet, se kështu do të jetë gëzim ndër Qiell për një fajëtuar që metanois, se për nëntëdhjet’ e nëntë të drejtë që nukë kanë hri për metani. 8 A cila ësht’ ajo grua që të kishte dhjetë dhrahmira, e të humbit një dhrahmi, nukë dhez fotinë, e nukë fshin shtëpinë, e nukë kërkon me kujdes ngjera sa ta gjejë? 9 E si ta gjejë, thërret mikatë, edhe gjitonetë, e u thotë: Gëzouni bashkë me mua, se gjeçë dhrahminë që paçë humburë. 10 Kështu u thom juvet, gëzim bënetë përpara Ëngjëjet së Perndisë për një fajëtuar që metanois. 11 E tha: Një njeri kish di djelm. 12 E m’i riu nga ata i thotë së jatit: Tatë, nemë pjesën’ e gjërit që më bie. E u ndau ature gjënë. 13 E pas jo shumë ditet i mbëjodhi gjithë m’i riu bir e iku e vate ndë vënd të largë; e atje përhapi gjën’ e tij ndë punëra të liga. 14 E si e prishi ai gjithë, u bë u e madhe mb’atë vënd; e ai nisi të mos kish. 15 E vate e u kolis me një nga fshatarët’ e atij vëndit, e e dërgoi atë ndë çiflikë të tij të ruan derratë. 16 E kish dëshërim të ngos barkun’ e tij nga lendëtë që haijnë derratë, e nuk’ i ipte njeri atij. 17 E si erdhi ndë vetëhe të tij, tha: Sa rrogëtarë ndë shtëpi të babait sim kanë bukë që u tepëron e unë këtu vdes uriet? 18 Do të ngrihem të vete te babai im, e t’i thom: Baba, fëjeva kondrë Qiellit, edhe kondrë teje. 19 E më nukë jam i zoti të quhem biri it. Bëmë posi një nga rrogëtarët’ e tua. 20 E u ngre e erdhi nde babai tij. E si qe akoma larg nga ai, e pa atë babai tij, e i erdhi keq për të; e u lëshua e i shtiu duartë mbë qafë të tij, e e puthte atë. 21 E i biri i thot’ atij: Baba, fëjeva kondrë Qiellit edhe kondrë teje, e nukë jam i zoti më të quhem biri it. 22 E babai u thotë shërbëtorëvet së tij: Kreni jashtë më të miratë rroba, e vishnie atë, e viri unazë mbë dorë të tij, e të mbathura ndë këmbë të tij. 23 E bini viçn’ e ushqierë me grurë, e therie; e të hamë, e të gëzonemi. 24 Se kij biri im, qe i vdekurë, e pa rroi; e i humburë, e u gjënd. E nisnë të gëzonishnë. 25 E biri m’i madh i tij qe mb’arë, e mbë të kthierë, poqë u afërua shtëpisë, digjoi të kënduara e vallera. 26 E si thirri një nga kopijtë, e pieti ç’do të jenë këto. 27 Edhe ai i tha atij, se: Vëllai it erdhi, e theri babai it viçn’ e ushqierë me grurë, sepse e priti atë me shëndet. 28 E ai u zëmërua, e nukë duan të hin brënda, e babai tij dolli jashtë, e i lutej atij. 29 E ai u përgjegj, e i tha babait së tij: Ja, kaqë vjet të punoj ti, e ndonjë porsi nukë të shkela, e mua nukë më dhe kurrë një kec, të gëzonem me miqt’ e mi. 30 E kur erdhi kij biri it, që të hangri gjënë me gra të liga, i there atij viçn’ e ushqierë me grurë. 31 Edhe ai i thot’ atij: Bir, ti kurdo me mua bashkë je, e gjithë të miatë të tuatë janë. 32 Po ishte e udhësë të bëjëmë gosti e gëzim, sepse kij vëllai it qe i vdekurë e pa rron, e i humburë e u gjënd. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania