Lluka 13 - Dhjata e Re 1827Krie e trembëdhjetëtë 1 Mb’atë kohë qen’ atje përpara edhe ca që i thoshn’ atij për ata Galilejtë, që u përzeu Pillatua gjakn’ e ture bashkë me kurbane të ture. 2 E u përgjegj Iisui, e u tha ature: Pandehni ju se këta Galilejtë u bënë më fajëtorë se nga gjithë Galilejtë, sepse besuanë të tilatë? 3 Jo, u thom juvet. Po ndë mos metanoiçi, gjith’ ashtu do të humbisni. 4 A ata të tetëmbëdhjetë, që ra mbi ta taraca ndë Silloam, e i vrau ata, pandehni se këta qenë më fajëtorë nga gjithë njerëzitë që rrinë ndë Ierusalim? 5 Jo, u thom juvet. Po ndë mos metanoiçi, gjith’ ashtu do të humbisni. 6 Edhe u thosh këtë paravoli: Një njeri kish fitepsurë ndë vështë të tij një fik; e erdhi të kërkon mbë të pemmë, e nukë gjeti. 7 E i thot’ atij që punon vështënë: Ja, tri vjet vij tuke kërkuarë pemmë mbë këtë fik, e nukë gjej. Pree atë, pse të lërë edhe vëndnë shkret? 8 Edhe ai u përgjegj, e i tha atij: Zot, lee atë edhe këtë vit, ngjera sa të rrëmoj rrotullë tij, e t’i shtie plehë. 9 E ndë bëftë pemmë, mirë, e ndë mos ta preç atë motnë që vjen. 10 E qe që dhidhakste ndë sinaguaj një të shëtunë. 11 E ja e vjen një grua që kish tetëmbëdhjetë vjet një Shpirt që e mban të sëmurë, e qe kamburjasurë, e nukë mund të ngrij sitë fare së lartit. 12 E si e pa atë Iisui, e thirri afër, e i tha asaj: O grua, je lëshuarë nga sëmunda jote. 13 E vuri duart’ e tij sipër mbi të, e atë çast u ngre lart, e u ndreq, e lëvdon Perndinë. 14 E i pari i sinagojit u përgjegj tuke zëmëruarë, sepse e shëroi Iisui të shëtunë, e thosh ndë turmë: Gjashtë dit janë që mbë këto ësht’ e udhësë të punojëmë. Ndë këto dha ejani, e shërouni, e jo ndë ditë të shëtunë. 15 Edhe Zoti ju përgjegj atij, e i tha: O njeri me di faqe, cilido nga juvet nukë zgjidh kan’ e tij, a gomarë nga grashti të shëtunë, e e shtie t’i apë ujë? 16 E këtë që është e bij’ e Avraamit, që e ka lidhurë satanai ja tetëmbëdhjetë vjet, nukë duhej të zgjidhej nga këta të lidhurë ndë ditë të shëtunë? 17 E kur thoshte ai këto fjalë turpëronishnë ata që i rrijnë kondr’ atij. E gjithë turma gëzonishnë për gjithë punët’ e nderçura që bënishnë prej si. 18 E thoshte: Me çfarë gjëit ka të gjarë mbretëria e Perndisë? E me çfarë punë ta barabaris atë? 19 Ka të gjarë me farë të sinapit, që e mori një njeri, e e mbolli ndë kofshtë të tij, e u rrit, e u bë bim’ e madhe, e erdhë e ndëjnë ndë dega të saj zogjt’ e Qiellit. 20 E pagjene tha: Me çfarë punë të barabaris mbretërin’ e Perndisë? 21 Ka të gjarë me ata brumë që një grua e nakatosi me tre matësë miell, ngjera sa u mbru gjithë. 22 E vij tuke dhidhaksurë qutet mbë qutet, e fshat mbë fshat, e bën udhë prej Ierusalimit. 23 E çocili i tha atij: Zot, ndë janë të pakë ata që sosenë? Edhe ai u tha ature: 24 Forcouni të hini ndëpër derë të ngushtë, sepse u thom juvet, që shumë do të kërkojënë të hijënë, e do të mos mundjënë. 25 Kur të ngrihetë i zoti i shtëpisë e të mbilljë derënë, do të ziri të rriji jashtë, e t’i biri derësë tuke thënë: Zot, o Zot, hapna nevet. E ai do t’u përgjegjetë, e do t’u thotë juvet: Nuk’ u di juvet nga jini. 26 Ahiere do të nisni të thoi: Na hangrëm përpara teje, e pim, edhe ndë rrugëra tona dhidhakse. 27 E do t’u thotë: U thom juvet, që nuk’ u di nga jini juvet. Mërgohuni nga meje juvet që bëjëtë paranomitë. 28 Atje do të jetë të qarëtë e të dredhurit’ e dhëmbëvet, kur të shihni Avraamnë, edhe Isaaknë, edhe Iakovnë, edhe gjithë profitëtë ndë mbretëri të Perndisë, e juvet t’u nxjerënë jashtë. 29 E do të vijënë botë nga del edhe nga perëndon Dielli, e prej veriut e notisë, e do të rrinë ndë mbretëri të Perndisë. 30 E ja, janë të pastajmë, që ata do të jenë të parë, e janë të parë që ata do të jenë të pastajmë. 31 Mb’atë ditë erdhë afër ca nga Farisejtë, e i thon’ atij: Dil, e ikë këteje, se Irodhi do të të vrasë tij. 32 E u thot’ ature: Hajdeni e thoi kësaj dhelpërësë: Ja, që nxjer të paudhëtë, edhe bëj shërime sot edhe nesër, e të tretënë ditë teliosem. 33 Po për sot edhe nesër e për ditënë që vjen duhetë të bëj udhënë time, se nukë mund të vritetë profit përjashta Ierusalimit. 34 Ierusalim, Ierusalim, që vret profitëtë, e që shtip me gurë ata që dërgonenë tek teje, sa herë desha të mbëjedhë djelmt’ e tua, sikundrë mbëjedh pula zogjt’ e saj, ndënë pëndë të saj, e nukë deshtë. 35 Ja që u lihetë shtëpia juaj e shkretë, e u thom juvet me të vërteta, që nukë do të shihni mua më ngjera sa të vijë që të më thoi: I bekuarë ai që vjen mb’ëmër të Zotit. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania