Iudhësë 1 - Dhjata e Re 18271 Iudha, ropi i Iisu Hristoit, e vëllai i Iakovit, mb’ata që janë shënjtëruarë mbë Perndinë babanë, e të ruajturë të thirrë mbë Iisu Hristonë. 2 Le të shtonetë mbë juvet ndëjesa, paqi e dashuria. 3 Të dashurë, si paçë të madhe silloi t’u shkruajë juvet për shpëtim të gjithëvet bashkë, u gjëndçë shtrënguarë t’u shkruaj juvet, e t’u lutem që të lëftoni për besë që është dhënë shënjtorëvet njëherë. 4 Sepse hinë fshehura dica njerëz, për ata qe kohë që ishnë shkruarë mbë këtë dëm, të pabesë, ata dhurëtin’ e Perndisë sonë e kthejnë ndë kurvëri, e arnisenë të vetëminë që urdhëron, Perndinë e Zotnë tënë Iisu Hristonë. 5 Dua adha t’u kujtoj juvet, që patë mpsuarë njëherë këtë, se Zoti si shpëtoi llaonë nga vëndi i Egjiptosë, të ditënë i humbi ata që nukë besuanë. 6 Edhe Ëngjëjtë që nukë ruajtinë të lartët’ e ture, po lanë vëndn’ e ture, i ruan mbuluarë nd’errëcirë ndë zinçirë të pasosurë mbë gjuq të ditësë madhe. 7 Si Sodhomënë edhe Gomorrënë e qutetetë rrotullë ature, fajëtorëtë si edhe këta ndë kurvëri, e që vijënë prapa fajit së ndierë, u bënë ksomblë, tuke munduarë me një zjar të pasosurë. 8 Kështu edhe ata dëmëtojnë kurminë ndë ëndëra të ture, zotërinë shkeljënë, edhe dhoksatë i shajënë. 9 E Arhangjelloi Mihail, kur qërtoi me djallinë, e kuvëndoi për kurm të Moisiut, nukë guxoi të shtij sipër fjalë mallëkimit, po i tha: Të vuftë tij Zoti frë. 10 Ma këta sa nukë dinë, i shajnë, e si bagëti të pagoja, sa punëra dinë të fisit, mb’ato bëjënë prishëjën’ e ture. 11 Ve mbë ta, sepse kanë ecurë ndë udhë të Kainit, e ndë gënjeshtrë të pagësë Vallaamit janë gremisurë, e janë humburë ndë rebeli të Koreut. 12 Këta janë dhunëra ndë dashurira tuaj, tuke ndënjurë bashkë ndë mësallë pa turp, mbajnë vetëhen’ e ture; mjergulla të pauja, që i bie era tutje e tëhu, lisa të vjeshtësë, të papemë, vdekurë di herë, për të shkulurë nga rrënjatë. 13 Tallaze t’egra të detit, që shkumojënë tu(r)pet’ e ture, ulle të pllanepsura, për ata mjergull’ e zezë ruhetë për gjithë jetë. 14 E për këta profitepsi edhe Enohu, i shtati nga Adhami, e tha: Erdhi Zoti ja, me mijëra të shënjtorëvet së tij. 15 Të bëjë gjuq kondrë gjithëvet, e të rrahë faqenë të gjithëvet të pabesëvet të ture, për gjithë punëra të evsevisë ture që paramonisnë, e për gjithë fjalët’ e ashpra që folë kondrë tij fajëtorëtë, e të pabesëtë. 16 Këta janë murmunjatorë, mçeësh, që rrojënë sikundrë do oreksi ture. E gjuha e ture nxjer perifani, mburrëçorë dicavet njerëzet për të f(i)tuarë. 17 Ma juvet, o të dashurë, kujtoni fjalëtë që u patnë thënë më përpara Apostojt’ e Zotit sënë Iisu Hristoit. 18 Sepse u thoshnë juvet, që ndë kohë të pastajme do të vijënë përqeshësh, që do të rrojënë sikundr’ ësht’ oreksi i ture i paranomivet. 19 Këta janë që shquajnë vetëhenë si kafshë që nukë kanë Shpirt. 20 Ma juvet, o të dashurë, tuke stisurë vetëhenë tuaj mbë shumë të shënjtëruarënë besënë tuaj, lutuni me anë të Shënjtit Shpirt. 21 Mbai vetëhenë tuaj ndë dashuri të Perndisë, tuke shpërierë ndëjesën’ e Zotit sonë Iisu Hristoit ndë jetë të pasosurë. 22 E për ca t’u vijë keq tuke bërë dhiakris. 23 E ca t’i shpëtoni me frikë, tuke rrëmbierrë nga zjari, tuke urrierë edhe atë rrobën’ e kurmit të lerosurënë. 24 E mb’atë që ësht’ i fortë t’u ruajë juvet të pafaj, e t’u stisjë përpara nderit së tij pa katigori me gëzim. 25 Mbë të vetëminë sofonë Perndinë Sotirë tënë, le të jetë lëvdim, e madhëci, mbretëri e urdhër, edhe ndashti edhe ndë jetë pas jetet. Ashtu qoftë! |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania