Ioanni 9 - Dhjata e Re 1827Krie e nëntëtë 1 E mbë të shkuarë pa një njeri të verbërë, që nga të lerët’ e tij. 2 E e pietn’ atë mathitit’ e tij, e i thanë: Dhaskal, cili fëjeu, kij, a përinjt’ e tij, që të lehetë i verbërë? 3 U përgjegj Iisui: As kij fëjeu, as përinjt’ e tij, po që të çfaqenë punët’ e Perndisë mbë të. 4 Duhetë të bëj unë punët’ e atij që më dërgoi ngjera sa është ditë; vjen natë, kur s’mund të punojë ndonjë. 5 Ngjera sa jam ndë botë, jam drit’ e botësë. 6 E si tha këto, pështijti mbë dhe, e bëri me pështimë lucë, e leu lucënë mbi si të së verbërit. 7 E i thot’ atij: Hajde, lau ndë Kolimvithrë të Silloamit (që domethënë i dërguarë) e si vate e u la, u kthie tuke parë. 8 Andaj gjitontë edhe ata që e kishnë parë atë përpara që ish i verbërë, thoshnë: Nuk’ është kij që rrij e lipën? 9 Ca thoshnë, që kij është; e të tjerë pa, që tjatër që i gjan atij është; ma ai thoshte, se unë jam. 10 E i thon’ atij: Qish t’u hapnë sitë? 11 U përgjegj ai e tha: Një njeri që thuhetë Iisu, bëri lucë e më leu sitë, e më tha: Hajde ndë Kolimvithrë të Silloamit e lau. E vajta, e u laçë, e shoh. 12 Atëherë i than’ atij: Ku ësht’ ai? U thotë: Nukë di. 13 E prun’ atë që qe njëherë i verbërë ndë Farisej. 14 E kur bëri lucënë Iisui e i hapi atij sitë, ish dit’ e Shëtunë. 15 Përsëri pa edhe Farisejtë e pietn’ atë: Me çfarë lloi punë pohtisi dritënë? Edhe ai u thot’ ature: Lucë vuri mbi si të mia, e u laçë, e shoh. 16 Andaj ca nga Farisejtë thoshnë: Kij njeri, që nukë ruan të Shëtunënë, nuk’ është nga Perndia. Të tjerë thoshnë: Qish mund një njeri fajëtuar të bëjë të tila çudira? E qe mb’ata të shqierë. 17 Andaj i thonë përsëri së verbërit: Ti ç’thua për atë, që të hapi sit’ e tua? Edhe ai tha, se: Profit është. 18 Po çifutë nukë besuanë për atë se qe i verbërë e pohtisi dritënë, ngjera sa thirrë përinjt’ e atij që u shërua nga verbëcira. 19 E i pietn’ ata, e u thanë: Kij është biri juaj, që thoi juvet se leu i verbërë? Qish adha sheh ndashti? 20 Ju përgjegjnë ature përinjt’ e tij, e u thanë: Na e dimë që kij është biri inë edhe që leu i verbërë. 21 Ma qish sheh ndashti, nuk’ e dimë, a kush i hapi sitë, na s’e dimë. Ai është burrë, pietni atë, e ai do t’u thotë për vetëhe të tij. 22 Kështu thanë përinjt’ e tij, sepse kishnë frikë nga çifutë, sepse kishnë bërë kuvënd çifutë, që nd’ e njohtë atë njeri për Krisht, ta nxirë nga Sinagoji. 23 Pra andaj thanë përinjt’ e tij, se është burrë, e pietni atë. 24 E thirrë dha për së ditit njerinë atë që qe i verbërë, e i than’ atij: Ep lëvdim Perndisë. Na e dimë që kij njeri është fajëtuar. 25 U përgjegj ai ature, e u thotë: nd’është fajëtuar, nuk’ e di. Këtë di, që jeshë i verbërë, e ndashti shoh. 26 E i than’ atij përsëri: Ç’bëri tek teje? Qish të hapi sit’ e tua? 27 U përgjegj ature: U thaçë më përpara juvet, e nukë digjuatë. Pse doi ta digjoni përsëri? Mos doi të bëneni edhe juvet mathitit’ e tij? 28 Ma ata e shajtinë e i thanë: Ti je mathitiu i tij, e navet jemi mathitej të Moisiut. 29 Na e dimë që me Moisinë kuvëndoi Perndia, ma këtë nuk’ e dimë nga është. 30 U përgjegj njeriu, e u thot’ ature: Këjo është çudia, që juvet s’e diji nga ësht’ ai, e mua më hapi sitë. 31 Ma e dimë që Perndia nukë digjon fajëtorëtë, po kush nderon Perndinë e bën ato që do Perndia, këtij i digjon. 32 Që kur është jeta, nuk’ është digjuarë të thonë, që të ketë hapurë ndonjë sit’ e atij që ka lerë i verbërë. 33 Ndë mos ish kij nga Perndia, nukë mund të bën gjë fare. 34 Ju përgjegjnë, e i than’ atij: Ti u leve i tërë mbuluarë me faje, e ti na dhidhaks nevet? E e nxuarë atë jashtë. 35 Digjoi Iisui që e nxuarë atë jashtë, e si u poq me të, i tha atij: Beson tij mbë të bir’ e Perndisë? 36 Ju përgjegj ai, e i thotë: Cili është, Zot, që të besoj nde ai? 37 I thot’ atij Iisui: Edhe e ke parë atë, edhe ai që kuvëndon me ti, ai vetë është. 38 Edhe ai i tha: Besoj, o Zot, e ra mbë dhe e ju fal. 39 E thot’ Iisui: Unë kam ardhurë ndë këtë dinia të bëj gjuq, që të shohënë ata që nukë shihnë, e ata që shohënë të verbonenë. 40 E digjuanë ca nga Farisejtë, që qenë me të, e i than’ atij: Mos jemi edhe na të verbërë? 41 U thot’ ature Iisui: Të jeshëtë të verbërë, nukë keshëtë faj. Ma ndashti që thoi se shohëmë, mbetetë adha faji juaj. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania