Ioanni 20 - Dhjata e Re 1827Krie e njëzetëtë 1 E të parënë ditë të javësë Magdhalini Maria vete që mëngjes pa kdhirë edhe ndë varr, e sheh që qe ngrijturë guri nga varri. 2 U lëshua dha e vate te Simon Petrua edhe te tjatëri mathiti që kish Iisui të dashurë, e u thot’ ature: E ngrijtinë Zotnë nga varri e nukë dimë ku e vunë atë. 3 Dolli dha Petrua edhe tjatëri mathiti, e vijnë ndë varr. 4 E vrapëtoijnë të di bashkë, po ai mathitiu tjatër vrapëtoi më fort se Petrua, e arriu më përpara ndë varr. 5 E si u unj pa çarçafëtë shtirë mbënjanë, po nukë hiri ndë varr. 6 Erdhi dha edhe Simon Petrua tuke ecurë pas atij, e hiri ndë varr, e sheh çarçafetë mbënjanë. 7 Edhe destemelë që pat qënë mbi krie të tij, që nukë qe bashkë me çarçafe, po pështjellturë ndë një vënd mbënjanë. 8 Atëherë dha hiri edhe tjatëri mathiti që pat ardhurë më përpara ndë varr, e pa e besoi. 9 Sepse s’e dijnë edhe kartënë, që ai duhej të ngjallej nga të vdekuritë. 10 U kthienë dha përsëri mathitejtë ndë shtëpi. 11 E Mariaja rrijte përjashta varrit e qaj, e tek qante ujnji kokënë ndë varr. 12 E sheh di Ëngjëj veshurë ndë të bardha, që rrijnë njeri nga krei e tjatëri nga këmbëtë atje tek pasurë qënë kurmi i Iisuit. 13 E ata i thanë asaj: O grua, pse qan? U thot’ ature: Sepse ngrijtinë Zotnë tim, e nukë di se ku e vun’ atë. 14 E poqë tha këto u kthie mbë të prapë, e sheh Iisunë mbë këmbë, po nuk’ e njohu që qe Iisui. 15 I thot’ asaj Iisui: O grua, pse qan? Cilë kërkon ti? E ajo pandehu se qe zoti i kofshtit. I thot’ atij: Zot, ndë more ti atë, thuajmë ku e vure atë, e unë do ta ngrë atë. 16 I thot’ asaj Iisui: Marië. U kthie ajo, e i thot’ atij: Ravuni, që domethënë: Dhaskal. 17 I thot’ asaj Iisui: Mos më zë, sepse nukë kam hipurë edhe te babai im; po hajde ndë vëllazër të mi, e thuaju ature: Hipëj te babai im e babai juaj, e te Perndia ime e Perndia juaj. 18 Vate Magdhalini Maria t’u rrëfejë mathitivet që pa Zotnë, e këto i tha asaj. 19 E si u err atë ditë të parën’ e javësë, kur qenë diertë mbillturë, tek qenë mbëjedhurë mathitejtë nga frika e Çifutet, erdhi Iisui e ndënji ndë mes të ture, e u thot’ ature: Paq mbë juvet. 20 E si tha këtë, u dëftoi ature duartë edhe brinjën’ e tij. E u gëzuanë mathitejtë si panë Zotnë. 21 U thotë dha përsëri ature Iisui: Paq mbë juvet. Sikundrë më dërgoi mua babai, edhe un’ u dërgoj juvet. 22 E si tha këto, frijti mbë ta, e u thot’ ature: Merri Shpirt Shënjt. 23 Kujt t’i ndëjeni fajetë, i janë ndëjierë, e kujt të ja mbai, i janë mbajturë. 24 E Thomai një nga të dimbëdhjetë, që quhej Dhidhimo, nuk’ ish me ata bashkë kur erdhi Iisui. 25 E i thoshnë atij të tjerëtë mathiti: Pam Zotnë. Ma ai u tha ature: Ndë mos paça ndë duar të tij plagën’ e peronavet, e të vë gjishtinë tim ndë vënd të peronavet, e të vë dorënë time ndë brinjë të tij, nukë besoj. 26 E pas tetë ditet pameta qenë mathititë ndë shtëpi, edhe Thomai bashkë me ta. Vjen Iisui ndonëse qenë diertë mbillturë, e qëndroi ndë mes, e u tha: Paq mbë juvet. 27 E pastaj i thotë Thomait: Bjerë gjishtinë tënd këtu e shih duart’ e mi; e bjerë dorënë tënde e vure ndë brinjë time, e mos u bën i pabesë, po beso. 28 E u përgjegj Thomai, e i thot’ atij: Zoti im edhe Perndia ime. 29 I thot’ atij Iisui: Sepse më pe, Thoma, besove. Lum ata që nukë panë, e besuanë. 30 Janë edhe shumë të tjera nishane bërë nga Iisui përpara mathitivet së tij, që s’janë shkruarë ndë këtë kartë. 31 E këto u shkruanë, që të besoni se Iisui është Krishti, i biri i Perndisë, e që si të besoni nd’ëmër të tij, të kini jetë të pasosurë. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania