Ioanni 19 - Dhjata e Re 1827Krie e nëntëmbëdhjetëtë 1 Ahiere e mori Pillatua Iisunë e e rrahu. 2 E trimatë pleksnë një kurorë prej gjëmbavet e ja vunë ndë kokë të tij, edhe i veshnë një rrobë të kuqe. 3 E thoshnë: Gëzo, o Mbret i çifutet. E i ipnë atij shuplaka. 4 Dolli dha përsëri Pillatua përjashta e u thot’ ature: Ja, që ua nxjer atë jashtë juvet, që të kupëtoni se unë nukë gjej ndonjë faj mbë të. 5 Dolli dha jashtë Iisui veshurë me kurorë të gjëmbtë, e me rrobë të kuqe, e u thot’ ature: Javua njeriu. 6 Ma poqë e pan’ atë të parët’ e priftëret edhe kopijtë, thirrë më fort e thanë: Mbërthee mbë Kruq, mbërthee mbë kruq. U thot’ ature Pillatua: Mirrie juvet atë e mbërthenie mbë kruq, se unë nukë gjej ndonjë faj mbë të. 7 Ju përgjegjnë atij çifutë: Nevet kemi nom, e sikundr’ është nomi inë, i duhetë të vdesë, se bëri vetëhen’ e tij bir të Perndisë. 8 Kur digjoi dha Pillatua këtë fjalë, u trëmb më tepër. 9 E hiri përsëri ndë pretuar, e i thot’ Iisuit: Nga je ti? Ma Iisui nuk’ i dha të përgjegjurë. 10 Andaj i tha atij Pillatua: Mua nukë më flet? E di që kam urdhër të të mbërthej ti mbë kruq, edhe urdhër kam të të lëshoj ti? 11 Ju përgjegj Iisui: Nukë do të keshe ndonjë urdhër mbi mua, ndë mos qe dhënë tek teje lartazi; pra andaj ai që më dha mua ndë duar të tua, është fajëtuar ndë faj të madh. 12 Që ahiere e pastaje kërkon Pillatua ta lëshon atë, e çifutë thërrisnë, e thoshnë: Ndë lëshofç këtë, s’je miku i Qesarit, sepse cilido që bën mbret vetëhen’ e tij, vete kondrë Qesarit. 13 Si digjoi dha këtë fjalë Pillatua, e nxori jashtë Iisunë, e ndënji mbë vimë ndë vënd që thuhetë Lithostroto, e Çifutërisht Gavatha. 14 E ish e Prëmpte e pashkësë, e sahati ngjera mbë gjashtë. E u thotë çifutet: Ja, mbreti juaj. 15 E ata thirrë: Merre, merre, mbërthee atë mbë kruq. U thot’ ature Pillatua: Mbretnë tuaj të mbërthej mbë kruq? U përgjegjnë të parët’ e priftëret: Nukë kemi mbret përveçe Qesarit. 16 Atëherë dha, e dha atë mbë duar të ture të mbërthenej ndë kruq; e e muarrë Iisunë e e shpijnë. 17 E mbaj kruqn’ e tij mbë krahë, e dolli të vij ndë vënd që thuhetë i krerëvet, e çifutërisht Gollgotha. 18 Atje tek e mbërthienë atë mbë kruq, edhe bashkë me të di të tjerë, një teje e një këteje, e ndë mes Iisunë. 19 Edhe Pillatua shkroi një kartë e ja vuri mbi kruq, e ish shkruarë: Iisui Nazoreu Mbreti i Çifutet. 20 E këtë kartë e dhiavasnë shumë nga çifutë, sepse qe afër nga quteti vëndi që u mbërthie Iisui ndë kruq. E ish shkruarë Çifutërisht, Gërqisht, edhe Llatinërisht. 21 Andaj i thoshnë Pillatosë të parët’ e priftëret së Çifutet: Mos shkruaj: Mbreti i Çifutet, po që ai tha: Mbreti i Çifutet jam. 22 U përgjegj Pillatua: Atë që shkrova, shkrova. 23 E trimatë poqë e mbërthienë Iisunë ndë kruq, muarë rrobat’ e tij (e i bënë katër pjesë, një pjesë për çdo trim) edhe hitonë. E hitoni qe pa të qepurë, po uarë nga ana e sipërme mbë të poshtë. 24 E andaj thanë njeri me jatërinë: Le të mos ta xjerëmë atë, po le të shtiemë short për të, cilit t’i bjerë; për të dalë e vërtetë karta që thosh: Ndajtinë rrobat’ e mia njeri me jatërinë, e shtinë shorte mbë rrobë time. Këto adha bënë trimatë. 25 E afër Kruqit së Iisuit rrijn’ e ëmm’ e tij, edhe motr’ e s’ëmësë tij, Maria e Kllopait, edhe Magdhalini Maria. 26 Iisui adha si pa mëmënë edhe Mathitin’ e dashurë që qe mbanë, i thotë mëmësë tij: Grua, ja biri it. 27 E pastaj i thotë mathitiut: Ja mëma ote. E që atëherë e mori atë mathitiu ndë shtëpi të tij. 28 Pas kësaj si e njohu Iisui që ahiere qenë sosurë gjithë, që të paguhej karta, thotë: Kam et. 29 E qe vënë atje një enë plot me uthullë. E ata si vutisnë një sfongar nd’uthullë, e e tiliksnë ndë kallam, ja prunë ndë gojë të tij. 30 E poqë mori uthullënë Iisui, tha: U teliosnë. E si unji kokënë dha Shpirtinë. 31 Ma Çifutë, që të mos mbetishnë ndë kruq kurmetë të Shëtunë, sepse ish e Prëmpte (se dit’ e asaj e Shëtunet qe e madhe), ju lutnë Pillatosë për të thierë ature kofshëtë e të ngrihenë. 32 Vanë dha trimatë e i thienë kofshëtë së parit, edhe tjatërit që qe mbërthierë bashkë me të mbë kruqë. 33 Ma poqë erdhë tek Iisui, si e panë atë që pat vdekurë atëherë, nuk’i thienë atij kofshëtë. 34 Po një nga trimatë i hapi brinjën’ e tij me shish, e atë çast dolli gjak edhe ujë. 35 E kush e pa e dëfton. E martiria e tij ësht’ e vërtetë, e ai e di që thotë të vërtetënë, që të besoni edhe juvet. 36 Sepse këto u bënë, që të dalë karta e vërtetë: Do të mos thihetë ndonjë nga eshtërat’ e tij. 37 E pagjene tjatër kartë thotë: Do të vështrojënë mb’atë që e kanë shpuarë. 38 Pas këture Iosifi nga Arimathia (mathitiu i Iisuit, po i fshehurë për frikë të Çifutet) ju lut Pillatosë për të marrë kurmin’ e Iisuit. E i dha urdhër Pillatua. Vate adha e e ngriti kurmin’ e Iisuit. 39 Erdhi edhe Nikodhimoi (ai që pat vaturë natënë tek Iisui herën’ e parë) e pru një migmë të smirnësë e t’alloit ngjera mbë njëqind litrë. 40 E muarrë adha kurmin’ e Iisuit e e pështuallë atë me çarçafe bashkë me mirudhi, sikundrë e kanë adetnë çifutë të kllasënë ndë varr. 41 E ndë vënd që u mbërthie mbë kruq ish kofshtë, e ndë kofshtë varr i ri, që edhe nukë qe vënë njeri mbë të. 42 Atje dha për të Prëmpte të Çifutet, e vunë Iisunë, sepse qe afër varri. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania