Ioanni 16 - Dhjata e Re 1827Krie e gjashtëmbëdhjetëtë 1 Këto u thaçë juvet që të mos skandhaliseni. 2 Do t’u nxjerënë juvet nga Sinagojetë, po edhe do të vijë kohë, që kush t’u vrasë juvet, të besojë që bën nder Perndisë. 3 E këto do t’ua bëjënë juvet, sepse nukë njohnë babanë, as mua. 4 Po këto ua thaçë juvet, që kur të vijë koha të kujtoni ato që u paçë thënë juvet; ma këto nuk’ ua thaçë juvet që përpara, sepse gjëndeshë me juvet. 5 Ma ndashti vete tek ai që më dërgoi, e ndonjë nga jush nukë më piet mua: Ku vete? 6 Po sepse u thaçë juvet këto punëra, u mbuloi zëmërënë tuaj helmi. 7 Ma un’ u thom juvet të vërtetënë, sepse ësht’ e vëjierë mbë ju që të vete unë, se ndë mos vafça unë Paraklitoi do të mos vijë mbë ju, e ndë vafça unë, do ta dërgoj atë mbë juvet. 8 E poqë të vijë ai, do të qërtojë botënë për faj, e për të drejtë, e për gjuq. 9 Sa për faj, sepse nukë besojënë mbë mua. 10 E për të drejtë, sepse unë vete te babai im, e nukë më shihni më. 11 E për gjuq pa, sepse arhondi i kësaj diniasë u dëmëtua. 12 Edhe shumë të tjera kam për të thënë juvet, po nukë mundni t’i mbai ndashti. 13 Ma kur të vijë ai, Shpirti i së vërtetësë, do t’u dëftojë juvet gjithë të vërtetënë, sepse do të mos thotë nga vetiu, po do të thotë gjith’ ato që do të digjojë, e do t’u dëftojë juvet gjith’ ato që do të vijënë. 14 Ai do të nderojë mua, sepse nga imea do të marrë, e do t’u dëftojë juvet. 15 Gjithë sa ka babai të miatë janë, pra andaj thaçë që do të marrë nga të miatë, e do t’u dëftojë juvet. 16 Për një çikëzë, e nukë më shihni, e për një çikëzë, e do të më shihni, sepse unë vete te babai. 17 Thanë dha ca nga mathitit’ e tij njeri me jatërinë: Ç’është këjo që na thotë nevet: për një çikëzë e nukë më shihni, e pa për një çikëzë, e do të më shihni, e që unë vete te babai? 18 Thoshnë dha: Ç’është këjo që thotë: një çikëzë? Nukë kupëtojëmë se ç’thotë. 19 E njohu dha Iisui që duajnë ta pietn’ atë, e u thot’ ature: Për këtë kërkoni njeri me jatërinë, sepse u thaçë juvet: Për një çikëzë e nukë më shihni, e pa për një çikëzë, e do të më shihni? 20 Vërtet, vërtet u thom juvet, që ju do të qai e do të mirolloisni, bota do të gëzonetë e juvet do të helmoneni, po helmi juaj do të kthenenë ndë gëzim. 21 Gruaja kur pjell ka helm, sepse erdhi koh’ e saj; po kur të pjellë djalënë, nuk’ e kujtonetë më shtrëngimnë nga gëzimi, sepse u le njeri ndë botë. 22 Edhe ju adha ndashti kini helm, ma do t’u shoh përsëri, e do t’u gëzonetë zëmëra juaj, e gëzimnë tuaj do të mos e marrë njeri nga jush. 23 E mb’atë ditë do të mos më pietni mua për ndonjë punë. Vërtet, vërtet u thom juvet, që çdofarë punë që t’i kërkoni babait mbë ëmër tim, do t’ua apë juvet. 24 Ngjera ndashti nukë kërkuatë ndonjë punë nd’ëmër tim. Kërkoni, e do të mirri, që të jetë gëzimi juaj plot. 25 Këto u thaçë juvet me parimira, po vjen kohë që të mos u thom më juvet me parimira, po faqeza do t’u thom juvet për babanë. 26 mb’atë ditë do të kërkoni mb’ëmër tim, e nuk’ u thom juvet se unë do t’i lutem babait për juvet. 27 Sepse ai babai vetë u do juvet, sepse juvet deshtë mua, e besuatë që unë nga Perndia dolla. 28 Dolla nga babai e arçë ndë botë; e lë përsëri botënë e vete te babai. 29 I thon’ atij mathitit’ e tij: Ja ndashti faqeza na kuvëndon e ndonjë parimi nukë na thua. 30 Ndashti e njohm që i di të gjitha, e nukë qe hria të të piesë njeri. Për këtë besojëmë që nga Perndia dolle. 31 U përgjegj ature Iisui: Ndashti besoni? 32 Ja, vjen kohë, edhe ndashti erdhi, që të përhapi gjithëkush ndë vënd të tij, e mua të më liri vetëmë, e nukë jam vetëmë, sepse babai është me mua. 33 Këto u thaçë juvet, që të kini paq mbë mua. Ndë botë shtrëngim do të kini, po kíi tharos, unë e munda botënë. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania