Ioanni 14 - Dhjata e Re 1827Krie e katërmbëdhjetëtë 1 Le të mos u trubullonetë zëmëra juaj, besoni mbë Perndinë, edhe mbë mua besoni. 2 Ndë shtëpi të babait sim, shumë nomè janë, e ndë mos, do t’u keshë thënë juvet: Vete të bëj gati vënd për juvet. 3 E kur të vete, e t’u bëj gati juvet vënd, vij përsëri e do t’u marr juvet me vetëhe, që tek të jem unë, të jini edhe juvet. 4 Edhe tek vete unë e diji, edhe udhënë e diji. 5 I thot’ atij Thomai: Zot, nukë dimë ku vete, e qish mundjëmë të dimë udhënë? 6 I thot’ atij Iisui: Unë jam udha, edhe e vërteta, edhe jeta. Ndonjë s’vete te babai, përveçme me anë time. 7 Të njohëtë mua, do të njohëtë edhe babanë tim, edhe që ndashti e njihni atë edhe e kini parë atë. 8 I thot’ atij Filippoi: Zot, dëftona navet babanë, e na është sado. 9 I thot’ atij Iisui: Kaqë kohë jam me juvet bashkë, e nukë më njohe, o Filippo? Ai që pa mua, pa babanë. E qish thua: dëftona navet babanë? 10 Nukë beson që unë jam te babai, e babai është tek u? Fjalëtë që u thom juvet, nuk’ i thom nga vetiu, po babai që është tek u, ai i bën punëtë. 11 Besomëni mua që unë jam te babai, e babai mbë mua është; e ndë mos, silloisni këto punëtë e besomëni mua. 12 Vërtet, vërtet u thom juvet, kush beson mbë mua, punëtë që bëj unë, edhe ai do t’i bëjë; edhe më të mëdha nga këto do të bëjë, sepse unë vete te babai im. 13 E çdo që të kërkoni mbë ëmër tim, do t’ua bëj u këtë, që të nderonetë babai mbë të birë. 14 E ndë kërkofçi ndonjë punë mbë ëmër tim, do t’ua bëj unë. 15 Ndë më doi mua, ruani porsit’ e mia. 16 E unë do t’i lutem babait, e do t’u apë tjetër Paraklito juvet, që të jetë bashkë me juvet ndë jetë të pasosurë. 17 Shpirtin’ e së vërtetësë, që atë bota s’mund ta marrë, sepse nuk’ e sheh atë, as e njeh atë; ma ju e njihni atë, sepse me juvet gjëndetë e mbë ju do t’u jetë. 18 Do të mos u lë juvet të varfërë; kthenem mbë ju. 19 Edhe për një çikë, e bota më nukë më sheh, ma juvet më shihni; sepse unë rroj, e do të rroni edhe juvet. 20 Mb’atë ditë do të njihni juvet, që unë jam mbë babanë, e babai është mbë mua, e unë mbë juvet. 21 Ai që mban porsit’ e mia e i ruan ato, ai është që më do mua. E ai që më do mua, do të duhetë nga babai im, edhe unë do ta dua atë e atij do t’i dëftoj vetëhenë time. 22 I thot’ atij Iudha (jo Iskarioti): Zot, për çfarë punë që do të dëftoç vetëhenë tënde ndë nevet e jo ndë botë? 23 Ju përgjegj Iisui, e i thot’ atij: Kush më do mua, do të ruajë fjalënë time, e babai im do ta dojë atë, e do të vijëmë nde ai e do të bëjëmë të ndënjuritë mbanë tij. 24 Kush nukë më do mua, nukë ruan fjalët’ e mia. E fjala që digjoni nuk’ është imea, po e babait që më ka dërguarë. 25 Këto u thaçë juvet kur gjëndeshë me ju. 26 Ma Paraklitoi, Shënjti Shpirt, që do të dërgojë babai mbë ëmër tim, ai do t’u dhidhaksjë juvet gjithë, e do t’u kujtojë juvet gjith’ ato që u thaçë juvet. 27 Paqnë u lë juvet, paqnë time u ap unë juvet, jo sikundrë e ep bota ua ap juvet. Le të mos dridhetë zëmëra juaj, as të mos trëmbetë. 28 Digjuatë që u thaçë unë juvet: Vete, e vij ndë ju. Ndë më dojëtë, do të gëzonishtë, sepse u thaçë: Vete te babai, sepse babai im është m’i madh se unë. 29 E ndashti u thaçë juvet pa bërë, e kur të bënenë t’i besoni. 30 Nukë do të kuvëndoj më shumë me juvet, sepse vjen arhondi i kësaj diniasë e s’ka të bëjë me mua fare. 31 Po që të njohënë bota që unë dua babanë, e sikundrë më porsiti mua babai, kështu bëj. Ngrihi të ikëjëmë këteje. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania