Ioanni 11 - Dhjata e Re 1827Krie e njëmbëdhjetëtë 1 Qe sëmurë një Llazar nga Vithania, nga fshati i Mariësë edhe i Marthësë, motrësë saj. 2 (E Maria ish ajo që leu Zotnë me miro, e i fshiu këmbët’ e tij, me leshërat’ e kreit së saj, e vëllai kësaja qe sëmurë). 3 Dërguanë dha motratë nde ai, t’i thoshnë: Zot, ja ai që do ti, është sëmurë. 4 E si digjoi Iisui, tha: Këjo sëmundë nuk’ është për vdekëjë, po për lëvdim të Perndisë, që të lëvdonetë i biri i Perndisë me anë t’asaj. 5 E i duaj Iisui Marthënë, edhe motrën’ e saj, edhe Llazarinë. 6 E poqë digjoi dha që është sëmurë, ndënji ahiere mb’atë vënd di dit. 7 E pasandaj u thotë mathitivet: Le të vemi përsëri ndë Iudheë. 8 I thon’ atij mathititë: Dhaskal, ndashti të kërkoijnë ti të të vrisnë çifutë me gurë, e përsëri vete atje? 9 U përgjegj Iisui: Nukë ka dimbëdhjetë sahat dita? Kur ecën njeriu ditënë, nukë skondaps, sepse sheh dritën’ e kësaj diniasë. 10 Ma kur të ecëjë njeri natënë, skondaps, sepse s’ka dritë mbë vetëhe. 11 Këto tha, e pasandaj u thot’ ature: Llazari miku inë fjeti. Po vete ta zgjoj atë nga gjumi. 12 I thanë dha mathitit’ e tij: Dhaskal, ndë flë, do t’i jetë për shëndet. 13 Ma Iisui u tha për vdekëjë të tij, e ature ju duk se u thosh për të fleturit’ e gjumit. 14 Ahiere pa u tha ature Iisui hapëtë: Llazari vdiqi. 15 E kam gëzim për juvet (që të besoni) që unë s’jeshë atje, po hajdeni të vemi tek ai. 16 Thotë dha Thomai që thuhej Dhidhimo shokëvet së tij: Hajdeni të vemi edhe na, të vdesëmë bashkë me atë. 17 E kur erdhi atje Iisui, e gjeti atë që kishnë shkuarë katër dit që qe ndë varr. 18 (E Vithania qe afër nga Ierusalimi ngjera pesëmbëdhjetë stadhe). 19 E shumë nga çifutë vanë te Martha e te Maria që t’i parigorisnë ato për vëllan’ e ture. 20 E Martha poqë digjoi që vjen Iisui, i dolli përpara; e Maria ndënji ndë shtëpi. 21 I thotë dha Martha Iisuit: Zot, të jeshe këtu, nukë duaj të vdis vëllai im. 22 Po edhe ndashti e di, se sa që t’i kërkoç Perndisë, do të t’i apë tij Perndia. 23 I thot’ asaj Iisui: Do të ngjalletë vëllai it. 24 I thot’ atij Martha: E di që do të ngjalletë, ndë të ngjallturë të ditësë pastajme. 25 I thot’ asaj Iisui: Unë jam të ngjallturitë, edhe jeta. Kush beson mbë mua, edhe ndë vdektë, do të rrojë. 26 E çdo njeri që rron e beson mua, nukë vdes ndë jetë të pasosurë. Beson ti këtë? 27 I thot’ atij Martha: Vërtet, o Zot, unë besova që ti je Krishti i biri i Perndisë, që ke ardhurë ndë botë. 28 E si tha këto fjalë iku, e thirri fshehura Mariënë motrën’ e saj, e i tha: Është këtu Dhaskali, e të thërret. 29 Ajo poqë digjoi, u ngre me të shpejta e vate tek ai. 30 (Sepse edhe nukë kish hirë Iisui ndë fshat, po ish ndë vënd që e poqi atë Martha). 31 E andaj çifutë që ishnë me të ndë shtëpi e e parigorisnë atë, si panë Mariënë, që u ngre me të shpejta e dolli jashtë, i van’ asaj pas, sepse silloisnë që vete ndë varr të qajë atje. 32 E Mariaja, poqë vate tek qe Iisui e poqë e pa atë, ra përmbis ndër këmbë të tij, e i thosh: Zot, të jeshe këtu, nukë duaj të vdis vëllai im. 33 E Iisui si pa atë që qan, edhe çifutë që kishn’ ardhurë me të që qaijnë, i sëmboi mbë zëmërë, e drodhi vetëhen’ e tij. 34 E tha: Ku e kini vënë atë? I thon’ atij: Zot, eja e shih. 35 E Iisunë e muarrë lotë. 36 Andaj thoshnë çifutë: Shihni sa e duaj atë. 37 Ma ca të tjerë nga ata thanë: Nukë mund kij, që hapi sit’ e së verbërit, të bën që të mos vdis edhe kij? 38 Ma Iisui përsëri tuke sëmbuarë mbë zëmërë, vjen mbë varr, që qe një spile, e mb’atë qe vënë një gur sipër. 39 E thotë Iisui: Ngrini gurë. I thot’ atij e motr’ e së vdekurit Martha: Zot, qelbetë ndashti, se është katër diç. 40 I thot’ asaj Iisui: Nukë të thaçë tij, që ndë besofç do të shohç lëvdimn’ e Perndisë? 41 Ngrijtinë dha gurë tek dergjej i vdekuri, e Iisui ngrijti sitë lart, e tha: Baba, t’efharistis tij, sepse më digjove. 42 Po un’ e dijë që kurdo më digjon mua, ma e thaçë për turmë që gjëndetë këtu rrotullë, që të besojënë se ti më ke dërguarë. 43 E si tha këto, thirri me zë të madh: Llazar, dil jashtë. 44 E dolli i vdekuri lidhurë këmbëtë edhe duartë me fashqe. Edhe faqe tij qe pështjellë me destemel. U thot’ ature Iisui: Zgjidhnie atë, e lirie të vejë. 45 Andaj shumë nga çifutë që patnë ardhurë te Maria e pan’ atë që bëri Iisui, besuanë nde ai. 46 Ma ca nga ata vanë ndë Farisej, e u rrëfien’ ature ato që bëri Iisui. 47 U mbëjuadhë dha për këtë punë të parët’ e priftëret edhe Farisejtë, e thoshnë: Ç’të bëjëmë? Sepse kij njeri bën shumë nishane e thavmëra. 48 Ndë e lafçim atë kështu, do të besojënë gjithë nde ai e do të vijënë Romanëtë të na shkuljënë edhe vëndnë, edhe filinë tënë. 49 Ma një nga ata që quhej Kajafë, që ish i pari i priftëret i atij motit, u thot’ ature: Ju nukë diji fare gjë. 50 As silloisni, që ësht’e mbarë për nevet të vdesë një njeri për gjithë llaonë, e të mos humbasë gjithë filia. 51 E këtë nuk’ e tha nga vetëheja e tij, po sepse qe i pari i priftëret i atij motit profitepsi, që duhej të vdis Krishti për fili. 52 E jo për fili vetëmë, po edhe për të përmbëjedhurë gjithë bashkë djelmt’ e Perndisë që qenë përhapurë. 53 E që nga ajo ditë bënë mushavere që ta vrisnë atë. 54 Iisui adha nuk’ ecën më faqeza ndëpër çifut, po iku e vate ndë një vënd afër erimisë, ndë qutet që quhej Efraim; e atje rrij bashkë me mathitit’ e tij. 55 E ish afër pashka e çifutet’ e hipnë shumë nga ai vënd ndë Ierusalim përpara pashkësë, për të pastruarë vetëhen’ e ture. 56 E e kërkoijnë Iisunë, e thoshnë njeri me jatërinë tek rrijnë ndë Iero: Qish u duketë juvet, që të mos vijë vallë ndë të krëmpte? 57 E të parët’ e priftëret edhe Farisejtë panë dhënë porsi, se kush ta dijë se ku ësht’ ai, t’u rrëfejë, që ta zën’ atë. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania