Iakovit 5 - Dhjata e Re 1827Krie e pesëtë 1 Ejani adha ndashti juvet të pasuritë të qai, ngrini zënë tuke thirrturë fort për të këqia që do të vijënë mbë juvet. 2 Gjëri juaj u kalp, edhe rrobatë tuaj ua hangri kopica. 3 Ari juaj edhe ergjëndi u skurjash, e skuri e ture do të jetë martiri kondrë juvet, e do të hajë kurmëratë tuaj posi zjar. Mbëjuadhtë gjë shumë për dit të pastajme. 4 Ja paga e ergatet që kuarrë aratë tuaj, që është vjedhurë prej jush, thërret. E të thirrturit’ e korrëzet arrijtinë ndë veshë të Zotit Savaothit. 5 Kini rruarë tuke ngrënë e tuke pirë mbi dhe, e ndë gostira kini ushqierë zëmëratë tuaj, si për ditë të therturit. 6 Kini dëmëtuarë e vrarë të drejtinë, e ai nuk’ u ndënji kondrë juvet. 7 Bëni durim adha, o vëllazër, ngjera mbë t’ardhurë të Zotit, vështroni si lloi bujku pret pemmën’ e nderçurë të dheut, tuke priturë me durim mbë të, ngjera sa të marrë shi e mëngjesit e mbrëmanesë. 8 Duroni edhe juvet, e stereosni zëmëratë tuaj, sepse t’ardhurit’ e Zotit u afërua. 9 Mos mçoni njeri-jatërinë, o vëllazër, që të mos dëmëtoni. Ja që gjukatësi rri përpara portësë. 10 Merri, o vëllazër, ksomblë të së hequrit keq e të durimit, Profitëtë, ata që folë mbë ëmër të Zotit. 11 Ja, që të lumurë quajmë ata që duruanë, kini digjuarë të priturit’ e Iovit, e kini parë të sosurin’ e Zotit, se është shum’ i ndëjesësë Zoti, e bën ndëjesë. 12 Mbë gjithë, o vëllazërit’ e mi, mos përgjëroni as për Qiell, as për dhe, as jetërë be mos bëni, po le të jetë fjala juaj: Kështu është, kështu është; nuk është kështu, nuk është kështu, që të mos biri ndë dëm. 13 Ka të keq ndonjë nga jush, le të lutetë; ka gëzim, le të psalljë. 14 Është ndonjë i sëmurë ndër ju, le të thërresë Priftërit’ e qishësë, e le të falenë mbi të, tuke lierë atë me vaj mbë ëmër të Zotit. 15 E të falët’ e besësë do të shpëtojë të sëmurinë, e do ta ngrërë atë Zoti. E nd’u gjëntë edhe me faje, do të ndëjenenë atij. 16 Ksemollojisni njeri-jatërit fajetë, e lutuni njeri për jatërinë, që të shëroni. Shumë fuqi ka të luturit’ e së drejtit kur punonetë. 17 Ilia qe njeri si dhe na i pësuarë, e u fal me të ngrohëtë që të mos bij shi mbë dhe, e nukë ra shi tri vjet e gjashtë muaj. 18 E përsëri u fal, e Qielli dha shi, e dheu dha pemmën’ e saj. 19 Vëllazër, ndë dalt ndonjë nga jush prej udhës’ e drejtë, e ta kthejë atë njeri (nga gënjeshtra). 20 Le të dijë se ai që kthen fajëtorë nga gënjeshtra e udhësë tij, do të shpëtojë Shpirt nga vdekëja, e do të mbulojë turmën’ e fajevet. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania