Iakovit 3 - Dhjata e Re 1827Krie e tretë 1 Mos doi të bëneni shumë dhaskalë, o vëllazërit’ e mi, sepse e diji që do të marrëmë më t’ashprë gjuq mbë vetëhe. 2 Sepse shumë punëra fëjejëmë gjithë. Ai që nukë fëjen mbë fjalë, kij është njeri i sosurë, i zoti të vërë frë edhe gjithë kurmit. 3 Ja, tek vëmë frëne kuajet ndë gojë, që të na bindenë nevet, e u rrotullojmë gjithë kurminë. 4 Ja, edhe karavetë ndonëse janë kaqë të mëdhinj, e ndonëse shturenë nga erëra të forta, kthenenë nga një temon i vogëlë atje tek do ai që e qivernis. 5 Kështu edhe gjuha është një anë e vogëlë, e mburretë mbë shumë punëra. Ja, pakëzë zjar sa pill të madh djeg. 6 Edhe gjuha është një zjar, një jetë e së shtrëmbërësë, gjuha është vënë ndë mes të melevet sona, e moleps gjithë kurminë. E kur të jetë dhezurë nga pisa e kollasit, atëherë djeg trohon’ e të rruajturit sonë. 7 Sepse gjithë fisi i bishëvet, edhe i fluturakëvet, edhe i gjërpinjet, e i pishqet cbutenë, e janë cbuturë nga fuqi e njerëzet. 8 Ma gjuhënë ndonjë nga njerëzitë nukë mund ta cbutjë. E kaqë që s’mund t’i vihetë frë, plot me helm të mortit. 9 Me atë bekojëmë Perndinë e Babanë, e me atë mallëkojëmë njerëzitë që janë bërë me konismë të Perndisë. 10 Nga një gojë e tillë del bekimi edhe mallëkimi; nukë mundjënë të venë këto punëra kështu, o vëllazërit’ e mi. 11 Mund vallë kroi të burojë nga një i tili kanal ujë të ëmblë edhe të pikëtë? 12 Mund vallë, o vëllazërit’ e mi, fiku të bëjë ullinj, a dhria fiq? Kështu edhe kroi nukë mund të bëjë ujë të kripurë edhe të ëmblë. 13 Kush është sofo edhe i dijturë ndër ju? Le të dëftojë ai me anë të jetësë e mirë punërat’ e tij që janë bërë me të butë të së dijturit. 14 E ndë kini juvet zili të pikëtë e qartëra ndë zëmëra tuaj, mos mburri, e mos gënjeni kondrë së vërtetësë. 15 Nuk’ është këjo sofi e cbriturë lartazi, po e dheut, kafshërishte, e së paudhit. 16 Sepse tek është zili e filloniqi, atje është akatastasi, e çdo pun’ e ligë. 17 E sofia që është lartazi, protoparë ësht’ e qëruarë, e pastaje që bën paq, e butë, e bindurë, plot me ndëjesë e me pemmë të mira, e largë nga të ksetaksuritë, e pa ipokrisi. 18 E pemm’ e së drejtësë pa mbilletë ndë paq mb’ata që bëjënë paq. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania