Iakovit 1 - Dhjata e Re 1827Krie e parë 1 Iakovi, ropi i Perndisë edhe i Zotit Iisu Hristoit, mbë të dimbëdhjetë fili, që janë të përhapurë, u thom të gëzoni. 2 Kinie, o vëllazër, si një aformi gëzimit së vërtetë, kur të biri ndë shumë lloi piraksira. 3 Se e diji që dhoqimia e besësë suaj bie durimnë. 4 E durimi le të ketë punë të tërë, që të jini telio, e të tërë, e të palipsurë mbë ndonjë punë. 5 E nd’i lipsetë ndonjeit nga jush sofi, le të kërkojë nga Perndia që ep mbë gjithë pa kurcim e nukë shan, e do t’i ipetë atij. 6 Edhe le të kërkojë me besë, pa ndonjë shubehe, sepse ai që ka shubehe gjan me tallaz të detit kur nakatosetë a kur e tund era. 7 Le të mos mendonetë ai i tili njeri se merr gjëkafshë prej Zotit. 8 Sepse njeriu me di mënd ësht’ i paqëndruarë ndë gjith’ udhëra të tij. 9 Vëllai adha i unjëtë le të mburretë ndë të lartë të tij. 10 I pasuri pa ndë t’unjurë të tij, sepse posi lule e barit do të shkojë. 11 Sepse dolli Dielli bashkë me të ngrohëtë, e e thau barë, edhe lule e tij i ra, edhe bukuria e faqesë tij i humbi. Kështu edhe i pasuri ndë të çuara të tij do të veshqetë. 12 Lum ai njeri që duron pirasmo, sepse kur të jetë dhoqimasurë, do të marrë kurorën’ e jetësë, që është taksurë nga Zoti mb’ata që e duanë atë. 13 Ndonjë kur të piraksetë, le të mos thotë që piraksetë nga Perndia, sepse Perndia nukë gucitetë nga e keqia, e ai nukë gucit ndonjë. 14 Po cilido gucitetë nga dëshërimi i tij, e cbranisetë e gënjenetë. 15 Pastaje dëshërimi bënetë me barrë e pjell fajnë, e faji pa si të bënetë, pjell mortnë. 16 Mos doi të gënjeneni adha, o vëllazërit’ e mi të dashuritë. 17 Çdo e dhënë e mirë e çdo dhurëti e tërë, vjen sipërit tuke cbriturë nga babai i dritëvet; mb’atë nuk’ është të këmbierë, as hie e këmbimit. 18 Sepse ai me thelimë të tij na polli nevet, për fjalë të së vërtetësë, që të jemi nevet ëndë e punëravet së bëra të tij. 19 Andaj, o vëllazërit’ e mi të dashuritë, le të jetë çdo njeri i shpejtë mbë të digjuarë, e i mënuarë mbë të kuvënduara, e i mpirë mbë të zëmëruarë. 20 Sepse të zëmëruarit’ e njeriut nuk’ e mbush të drejtën’ e Perndisë. 21 Për atë punë, si të hidhni poshtë çdo qelbësirë e të tepëruarën’ e së keqesë, me të butë dheksni fjalënë që është birë ndër ju, atë që mund të sosjë Shpirtëratë tuaj. 22 E bëni asuresh që bëjnë fjalë, e jo vetëmë asuresh që digjojënë tuke gënjierë vetëhenë. 23 Sepse ndë digjoftë ndonjë fjalënë e të mos ta bëjë, kij gjan me një njeri që vështron ndë pasqirë faqen’ e tij që ka nga mëma. 24 Ai si vështroi vetëhenë, shkoi e vate, e harroi çfarë lloi qe. 25 Ma ai që të vështrojë brënda ndë nom të tërë t’elefterisë, e nd’atë pret, kij si nukë bënetë i mbajturë vesh i haruarë, po që bën punënë, kij do të jetë i lumurë ndë punë të tij. 26 Ndë duketë mbë juvet ndonjë që ësht’ i frikuarë i Perndisë, e nuk’ i vë frë gojësë tij, po gënjen zëmërën’ e tij, këtij frik’ e Perndisë s’i vëjen gjë. 27 Besë e qëruarë, e pamolepsurë mbanë Perndisë e Babait, këjo është, të vështrojmë të varfëritë e të vatë, ndë shtrëngim të ture, e të ruajmë gjithëkush vetëhenë pa molepsurë nga këjo jetë. |
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.
Interconfessional Bible Society of Albania